GRANDEMALL

Luginasit e Kosovës kërkojnë zgjidhje të pranueshme për problemin e Luginës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” të premtën është debatuar për temën:”Çka mendojnë luginasit e Kosovës për ndryshimin e kufijve”. Panelistët Shaqir Shaqiri, Tahir Dalipi, Kushtrim Kadriu, Veli Kryeziu thanë se Lugina kërkon zgjidhje të pranueshme për dyja palët. Kosova e ka obligim institucional që të kujdeset për popullatën e Luginës dhe aktualizimi i shkëmbimit të territoreve nuk është ide e re, por zgjidhja duhet të bëhet konform vullnetit të dyja palëve. Shaqir Shaqiri tha se po dëshirojmë ta marrim të drejtën tonë që na takon. “Korrigjimi i kufirit ka lezet kur ndodhë bashkimi i Luginës me Kosovën dhe jo duke e ndarë Luginën”.

Shaqir Shaqiri ish komandant i UÇPMB-së tha se lansimi i idesë së korrigjimit të kufijve nuk është i specifikuar, nuk ka çmim ky korrigjim të kufirit. “Duhet të shikohen përfitimet personale, a mund të kthehemi atje, ne luftëtarët e UÇPMB-së. Thaçi e ka specifikuar idenë se nuk kemi të bëjmë me ndarje të territorit të Kosovës, por bashkim të Luginës me Kosovën. Kjo është një ndërgjegje e vetëdijesuar e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Lugina ka përkrahur të gjitha luftërat dhe është normale që Kosova tua kthejë borxhin. Ideja e Thaçit nuk është personale. Kosova mund të përfitojë nga kjo ide, por edhe Lugina. Shqiptarët e Luginës nuk do të pajtohen për një dëmtim substancial të Kosovës por edhe për neglizhencën karshi obligimeve që duhet të kenë për shqiptarët e Kosovës” tha Shaqiri.

Kurse, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra”. tha se Kosova Lindore është aktualizuar kohëve të fundit. Ideja e Thaçit kogja në amulli sepse nuk qartëson shumë se çka përmban. “Ideja e tij është diskutim serioz, por nëse analizohet s`kena politike në vend, len shumë për të dëshiruar sepse kërkesat e Kosovës Lindore ishin të shurdhëta dhe është keqpërdorur për poena politik. Edhe në takimet e liderëve të Luginës me Thaçin s`është arritur ndonjë qartësim e idesë” tha Kadriui.

Tahir Dalipi ish deputet dhe pjesë e ekipit të unitetit tha se nuk jam befasuar me aktualizimin i mundësisë së shkëmbimit të Luginës . “E mbështesë në të kaluarën dhe veprimet që kanë ndodhur siç ishte Referendumi i cili poashtu kishte një rezistencë me pasoja të mëdha. Kur është kërkuar më herët bashkimi i Luginës me Kosovën nuk janë shikuar kalkulimet politike, por tani është një fazë e re ku po kërkohet një marrëveshje shqiptaro serbe e cila do të mundësonte një qetësim të rajonit. Kësaj nuk duhet t`i frikohemi sepse marrëveshja mund të arrihet dhe shqetësimet mund të jenë jo me vend. Shqetësuese është se kemi qarje në qëndrim mes shtetesh siç është qëndrimi mes Gjermanisë dhe SHBA-së dhe te skena jonë politike ku kemi zëra për dhe kundër. Armiqësitë kur pushojnë përfitojnë njerëzit e rëndomtë dhe hapja e perspektivës do të ishte diçka më favorshme” tha Dalipi.

Veli Kryeziu profesor i historisë tha se ideja është pritur me hezitim nga Kosova dhe Lugina. Po vazhdohet lufta e UÇPMB-së, Luginës nuk i mbetet tjetër pos të vazhdojë bashkimin me Kosovën. “Lugina duhet ta përkrah idenë për korrigjim të kufijve duke mos e penguar interesin nacional të shqiptarëve”.

Shaqir Shaqiri tha se presidenti Thaçi e ka specifikuar idenë e tij dhe kjo është një betejë institucionale për të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe finalja duhet të shohim sepse është proces delikat. “Kosova ka investuar në luftën e Luginës, tani edhe politika dhe institucionet e saja duhet ta ndihmojnë Luginën. Ideja e bashkimit të Luginës na ngritë emocione të mëdha. Spektri politik i Luginës ende vuan nga bajraktarizmi. Politika e Luginës duhet të merret me argumente dhe të bisedojë me popullin atje. Politika e Luginës duhet të jetë më unike”.

FIDANISHTJA

Tahir Dalipi tha se spektri politik në Luginë është model jo i mirë dhe i ngjanë më shumë politikës kosovare sepse kemi retorikë të vjetruar. “Ndasitë politike na kanë sjellur situata të palakmueshëm edhe gjatë kohës së luftës. Aktualizimi nuk është i rastit sepse është punuar shumë më herët për këtë temë” tha Dalipi.

Kushtrim Kadriu tha se partitë politike të Kosovës e kanë përçarë edhe faktorin politik në Luginë. Skena është jo serioze atje.

Enver Hajrullahu nga NISMA tha se nuk e kemi mbështetjen e fuqive të mëdha që Kosova e kishte në vitin 1999. “Ne sot nuk po jemi në gjendje që libra të dërgojmë në Luginë. Ideja e presidentit ishalla bëhet realitet” tha Hajrullahu.

Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se Thaçi është kompetent për të negociuar me Serbinë, mirëpo s`ka transparencë, e Anamorava goditet më së shumti nga këto ndryshime kufijsh.

Shaqir Shaqiri tha se po dëshirojmë ta marrim të drejtën tonë që na takon. “Korrigjimi i kufirit ka lezet me bashkimin e Luginës me Kosovën dhe jo duke e ndarë Luginën”.

Tahir Dalipi mendon se Kosova është strumbullar i çështjes shqiptare dhe realisht Lugina është shfaqur si problem i pazgjidhur./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.