UBT

Lugina neglizhon thirrjet e Prishtinës dhe Tiranës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përkundër përpjekjeve të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që shqiptarët në Luginën e Preshevës të unifikojnë një listë të vetme zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, megjithatë një bashkim i tillë nuk u arrit.

Pesë subjekte politike tashmë janë deklaruar për bojkot të zgjedhjeve ndërkohë që Partia për Veprim Demokratik është në fazën e fundit të grumbullimit të dhjetë mijë nënshkrimeve të nevojshme për përkrahjen e listës së saj në këto zgjedhje.

Për mos arritjen e unitetit mes partive politike në Luginë, Belgzim Kamberi kryetar i KDNJ-së së Luginës, fajëson interesat e ngushta personale dhe grupore të disa përfaqësuesve politik.

ARKATANA

Nga ana tjetër Kryetari i PVD-së, Riza Halimi, duke shpreh keqardhje për mos unitet ka akuzuar subjektet tjera që përmes bojkotit po tentojnë të fitojnë siç është shprehur poena të ulët politik.

Halimi, konsideron se në kohën integrimeve evropiane është më se i nevojshëm përfaqësimi i shqiptarëve në organin legjislativ të Serbisë.

Shqiptarët e Luginë së Preshevës që nga viti 1992 janë përfaqësuar në Parlamentin serb, disa herë me një dhe gjatë një mandati edhe me dy deputet. Po të ishte i mundshëm unifikimi i spektrit politik shqiptarë gjasat reale do të ishin që shqiptarët të përfaqësoheshin me tri ulëse në parlamentin 250 anëtarësh të Serbisë./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.