Eko Higjiena

Lugina, me dy zyra në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës ka dalë në përkrahje të deputetëve të cilët kanë iniciuar debat parlamentar lidhur me situatën në Luginë të Preshevës. Kuvendi të premten pritet të debatojë për këtë çështje dhe të nxjerrë një rezolutë, e cila parasheh hapjen e dy zyrave, një në Prishtinë dhe tjetrën në Gjilan. Këto zyra parashihet që të merren ekskluzivisht me problemet me të cilat përballën shqiptarët e asaj ane.

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, ka bërë të ditur se Qeveria do të përkrahë çdo iniciativë e cila, sipas tij, do të lehtësonte jetën për çdo shqiptar që jeton në trojet etnike. “Qeveria e Kosovës edhe më herët ka pasur biseda me disa subjekte politike lidhur me formimin e një zyre për integrime kombëtare që do të ishte funksionale për kujdesin ndaj shqiptarëve jashtë Kosovës, në trojet etnike. Për të tjerët kemi Ministrinë e Diasporës”, ka thënë Kuçi.

FITORJA

Ndërkohë, iniciuesi i debatit për Luginën, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka sqaruar se draftrezoluta që do t’i prezantohet Kuvendit është gati, ndërsa si pikë kryesore do të ketë hapjen e këtyre zyrave. Ai e ka mirëpritur qëndrimin e Qeverisë derisa ka bërë të ditur se ka qenë në vazhdimësi në kontakt me ministra e zëvendëskryeministra, duke e shtjelluar idenë e hapjes së zyrave.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.