Fundamenti

Lugina kërkon bashkim kombëtar me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës.

Këtë synim ata mendojnë ta arrijnë duke u bërë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të fillojnë në vjeshtë.

Kryetari i Kuvendit të Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, vlerëson se pjesëmarrja e përfaqësuesve të asaj ane do ta ndihmonte delegacionin kosovar.

Mobi Casa

“Përfaqësuesit e popullit në këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se ne do të ishim krah i fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit”, ka deklaruar për “Kohën Ditore”, kryetari Musliu.

Ai thotë se në këtë vit kur shteti shqiptar kremton 100-vjetorin e themelimit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet dhe se tri komunat shqiptare duhet t’i bashkohen Kosovës.

Kërkesën e Musliut për të qenë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet Prishtinë – Beograd, e përkrah edhe kryetari i shoqatës “Vatra”, nga Lugina, Sejdulla Kadriu.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.