Uji Dea

Lufta me fotografi kundër përbuzjes

/ 1 minutë lexim

Ekspozita, e cila në dyzet fotografi përmbledh jetën e komunitetit rom, ashkalinj e egjiptian, është hapur të premten mbrëma në Prishtinë. E njëjta ekspozitë pritet të udhëtoj në rajon dhe në Amerikë.

Fotografitë janë të vendosura në një formë të veçantë, në një hapësirë që është park arkeologjik dhe portretizojnë komunitetet më të përbuzura në botë, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. “Mos më shiko më përbuzje” është titulli i ekspozitës së fotografit Artan Korenica, e cila është hapur të premten mbrëma në Parkun Arkeologjik të Muzeut të Kosovës.

Fundamenti

Ekspozita është një projekt në të cilin Korenica ka filluar të punojë disa vite më parë, por që është finalizuar në dhjetor të vitit 2011 kur disa institucione ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare do ta ndihmonin fotografin. Në 12 muajt e fundit, Korenica ka vizituar këto tri komunitete që jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni.(koha)