UBT

“Lufta” e intelektualëve francezë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy francez, Sebastien Gricourt dhe Gilles Pernet, janë përkujdesur që përmes botimit të një libri në vendlindjen e tyre të paraqesin gjendjen reale të zhvillimeve pas lufte në Kosovë, por edhe pas shpalljes së pavarësisë. Ata kanë treguar se iniciativa e tyre është bërë si kundërpërgjigje ndaj librit me titull “Kosova një kauzë e drejtë për një shtet mafioz”, të gazetarit francez Pierre Pean, për të cilin gazeta Tribuna pati shkruar në mars të vitit të kaluar.

Libri i Pean, që dyshohet se është financuar nga lobi serb, i botuar në muajin prill të vitit 2013 pasqyron funksionimin e SHIK-ut, lidhjet e kësaj strukture që pretendohet se ekzistojnë me kryeministrin aktual të Kosovës Hashim Thaçi. Aktivitetet e nëntokës në Kosovë, lufta e UÇK-së, akuzat për krime lufte dhe lidhjet e pretenduara të nëntokës me ish-kryeministrin tjetër, Ramush Haradinaj.

Hidromorava

Librin Pean pretendon se e mbështet në raporte të inteligjencës së trupave franceze që kanë operuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ai ngrit akuza edhe ndaj shumë zyrtarëve ndërkombëtarë, përfshirë dy gjeneralët francezë Xavier Bout de Marnhac dhe Yves De Kermabon për bashkëpunim me “politikanët që janë edhe bosët e nëntokës kosovare”…(Tribuna).