Luajtën 10 shqiptarë, shënuan Gashi dhe Xhimshiti

Shënues nga lojtarët shqiptarë këtë javë shin Xhimshiti për FC Zurichun dhe Gashi për FC Grasshopersin.
Vikendin që shkoi, më 13 dhe 14 korrik nisi kampionati i super ligës ne futboll. Në pesë ndeshjet e zhvilluara u aktivizuan 10 futbollistë shqiptarë, dy prej të cilëve arritën te shënojnë nga një gol. Shënues ishin Xhimshiti për FC Zurichun dhe Gashi për FC Grasshopersin. Në këtë xhiro u shënuan gjithsej 15 gola apo mesatarisht nga 3 gola për ndeshje.
FC Zürich – FC Thun 3 : 2
Në ndeshjen ku pati më së shumti gola, për ekipin vendës u paraqit në lojë nga minuta e 74 Xhimshiti, i cili edhe ua siguroi vendësve fitoren duke shënuar golin e fundit në minutën e 93.
FC Basel–FC Aarau 3 : 1
Kampioni në fuqi, FC Basel në javën e parë shënoi fitore të sigurt ndaj ekipit i cili sivjet hyri në super ligë. Për kampionët gjatë tërë ndeshjes u aktivizua Ajeti kurse Taulant Xhaka i cili u kthye në radhët e Baselit, u aktivizua nga minuta e 69.
FC St. Gallen–FC Grasshoppers 0 : 2
Nënkampioni në fuqi FC . GC si mysafir fitoi ndaj vendësve. Në ndeshjen derbi ku u takuan nga dy futbollistë shqiptarë të dy ekipeve, fituan mysafirët. Për vendësit nga minuta e parë në tërë ndeshjen luajtën Lenjani dhe Nushi, kurse për mysafirët Abrashi dhe Gashi po ashtu luajtën gjatë 90 minutave. Gashi shënoi golin e dytë në minutën e 66 ku dhe vulosi fitoren. Gjatë ndeshjes Abrashi u ndëshkua me kartonin e verdhë.
FC Young Boys–FC Sion 2 : 0
Në kryeqytetin zviceran, në Bernë, skuadra vendëse YB shënoi fitore të sigurt ndaj Sionit. Për vendësit nuk luajti asnjë futbollist shqiptar ndërsa për skuadrën vizitore, Beg Ferati i kthyer nga kampionati gjerman u aktivizua tërë ndeshjen. Ndërsa Kololli luajti vetëm 45 minutat e pjesës së parë.
FC Luzern– FC Lausanne 2 : 0
Në këtë ndeshje nga futbollistët shqiptarë u paraqit vetëm Hyka, nga minuta e 29./Setmer Selmani/albinfo/