UBT

LSI dega në Gjilan shkrihet në USPE

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dega e organizatës studentore “Lëvizja Studentore për Integrim” (LSI) në Gjilan sot është shuar. E gjithë struktura e kësaj organizate ka kaluar në organizatën tjetër studentore “Unioni i Studentëve Pro Europian” (USPE).

Me rastin e këtij ndërrimi, Arian Kryeziu, kryetar i deritanishëm i LSI-së dega në Gjilan, ka folur rreth probleme të cilat studentët i hasin dhe se USPE është organizata e vetme që mund t’i ndihmojë ata, siç edhe ka bërë gjithmonë, andaj edhe kanë vendosur të jenë pjesë e saj për t’i vazhduar aktivitet në të mirë të studentëve së bashku.

Ndërkaq Irfan Veseli, anëtar i kryesisë së USPE-së, i cili momentalisht është nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës dhe se nga 28 Prilli do të bëhet Kryetar i Parlamentit Studentor ka folur gjithashtu rreth problemeve të studentëve dhe rreth punëve të cilat USPE i ka bërë në të mirë të studentëve, si dhe ka premtuar që kjo punë e palodhshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mobi Casa

Problemet më të mëdha të cilat i preokupojnë studentët janë dyshimi rreth ekzistencës së afatit të Prillit, mos mbajta e konsultimeve nga disa profesorë, kriteret e ashpra nga ana e disa profesorëve etj.

Mejdi Sadiku, sekretar i përgjithshëm i USPE-së ka thënë se USPE është vatër e të gjithë atyre që duan të mirën e studentëve, është shtëpi e të gjithë atyre që punojnë për studentët, pra është shtëpi e madhe, andaj edhe të gjithë janë të mirëseardhur në këtë shtëpi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.