Fundamenti

Lorik Cana ose japonezi i Kombëtares

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të jesh i famshëm, gjithmonë do të jesh në qendër të vëmendjes. Për të ruajtur privatësinë e tyre shumë futbollistë të njohur përdorin metoda të ndryshme. Rrjetet sociale janë bërë përditshmëri e jetës dhe shumë të frekuentuara. Shumë futbollistë, artistë, dhe këngëtare kanë llogari private, e faqe për fansat. Disa i mbajnë vet për të informuar fansat e tyre rreth më të rejave e shumë të tjerë nuk janë në dijeni për faqet e krijuara në emër të tyre.

Por, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, edhe pse në emër të tij janë krijuar shumë profile e faqe të ndryshme, ai mbanë edhe një të tillë me një emër krejtësisht ndryshe. E gjitha kjo vjen pasi që Cana dëshiron të mbajë privatësi dhe atë vetëm me familjarët e tij.

Në rrjetin social ‘Facebook’ futbollisti i Lazios, mbanë një profil të tij me një identitet krejtësisht ndryshe. Ai ka vendosur që në këtë profil zyrtar të njihet me emrin ‘Himura Kenshin’, për t’i ikur sa më shumë kërkuesve në rrjetet sociale.

Fundamenti

Në profilin e tij privat, Cana, mbanë kryesisht familjarët e tij. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, përcjellë nga profili i tij zyrtarë të gjitha ndodhitë e fundit në rrjetin social ‘Facebook’.

Gazeta ja ka dërguar një mesazh Lorikut, përmes këtij profili të tij për ta pyetur në lidhje me emrin Himura Kenshin, por ai nuk ka dashur të përgjigjet…(Tribuna – Arena).