Lorik Cana optimist
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili aktivizohet në Kampionatin francez, me ekipin Nantes, është shprehur optimist për vazhdimin e sezonit, përkundër humbjes nga Montpellier.
“Ne kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Montpellier, por fati nuk ishte në anën tonë. Shpresoj që nga ndeshja e ardhshme të kthehemi te rezultatet pozitive, pasi kemi një ekip shumë të mirë”, deklaroi mbrojtësi shqiptar.
Ndeshjen e ardhshme, Nantes do ta luajë përballë Monacos, pas dy javësh. /Zëri/


