ARKATANA

Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një shqiptar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Londër. Mësohet se viktima është 38-vjeçari A.C., përcjell albinfo.ch.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët, të cilët shprehin dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e papritur të djalit të tyre të dashur.

Mobi Casa

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë të dashur A.C.”, shkruan babai i tij në rrjetet sociale.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 38-vjeçarit shqiptar, teksa autoritetet lokale po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.