Fundamenti

Lola Luma, “Ju flet femra më seksi e Nju Jorkut”

/ 5 minuta lexim

Shumë vajza shqiptare pretendojnë se janë kthyer në imazh për kompani të mëdha ndërkombëtare, por shumë pak prej tyre arrijnë ta vërtetojnë këtë. Sigurisht, për të na bindur, minimalisht duhet një logo pas… Dhe këtë e ka prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lola Luma, shkodrania që ka gjetur famën atje si modele, aktore, por edhe si show girl.

E vendosur në New York që prej 11 vitesh së bashku me familjen, duket se fati i ka prirë Lolës, pasi mbi fotot e saj tashmë gjendet logoja e shtëpive gjigande të dizajnit “Jovani”, “High and Cachentta”, ndërsa një tjetër firmë e famshme si “Gaspar Gloves” e ka zgjedhur për të reklamuar dorashkat. Sa i përket aktrimit, ndodhet në gjurmët e duhura. Në ato të Al Paçinos, Merlin Monroe, Scarlet Johansson etj., pasi ka përfunduar të njëjtën shkollë si ata “Lee Strasberg” dhe madje me të njëjtën mësuese, aktoren e madhe të Hollivudit, Jennifer Esposito.

Megjithatë Lola vijon ende të marrë leksione aktrimi, edhe pse ka luajtur në disa role dytësore në SHBA, apo atë kryesor te filmi shqiptar “Nora e Kelmendit”. Sipas saj, aktrimi kërkon vazhdimisht perfeksion dhe gjetje të reja. Fundja, tashmë ka gjithë kohën të merret me karrierën, pasi një unazë me diamant të madh në gishtin e fejesës, shumë shpejt mund ta kufizojë disi…

Thonë se njerëzit me kalimin e kohës ndryshojnë?

Është e vërtetë se ndryshojnë. Edhe ne nga ana tjetër ndryshojmë. Me disa njerëz koha tregon ndarjen me ta kurse me të tjerët koha ndalon.

A ka diçka te ju që po i reziston kohës?

Kam zemër të mirë dhe jam këmbëngulëse.

A ju tremb mosha kur një ditë nuk do të dukeni kaq e këndshme sa sot?

Jo nuk më tremb, sepse tregon se po jetoj.

Po te shkojmë pas a ka Lola dilema, pakënaqësi?

Si ҫdokush tjetër jeta të përplas me sfida të ndryshme. Gjithmonë mundohem të marr vendimin e duhur me informacionin që kam të disponueshëm.

Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi?

E bukura në shpirt, mendje dhe fizik bashkë.

Na tregoni, për fund, çka nuk ia falni vetes e çka të tjerëve?

Te tjerëve nuk i fal shpirtin e ligë dhe vetes i fal ҫdo gjë sepse nuk i bëj keq asnjë qënie të gjallë.

Për çka do ta mbani në mend vitin 2013?

Përzgjedhjen si një ndër vajzat më sexy të Nju Jorkut 2014 nga revista Maxim.

Dhe çka dëshironi të arrini më 2014-n?

KKGJILAN

Çdo gjë që dua ta kem.

Si do të dukej ai nga një imagjinatë në nivel përrallor në një realitet jetësor?

Më pëlqen që përrallat t’i lexoj dhe jo t’i jetoj. Jam më tepër realiste se sa romantike.

Jeni adhuruese e leximit, mbase për ju leximi është një variant i kënaqësisë, i thyerjes së monotonisë, por edhe i begatisë dhe i mençurisë..

Çdo mëngjes gjëja e parë që bëj është lundrimi në internet dhe informimi rreth zhvillimeve të reja politike, sociale dhe kulturore në Shqipëri. Ndërsa përsa i përket librave, vitin e shkuar kam lexuar mëse 14 libra nga një seri të Dona Leon. Zakonisht lexoj teksa shkoj apo kthehem nga puna gjithashtu në darkë para se të fle.

Një hulumtim e ka shuar mitin se femrat kalojnë orë të tëra para pasqyrës për të tërhequr vëmendjen e meshkujve?

E vërteta është krejt ndryshe – femrat zbukurohen për të joshur vëmendjen e femrave të tjera. Femrat po ashtu sikurse dhe meshkujt kurohen para pasqyrës sepse respektojnë fytyrën dhe trupin e tyre, kurse veshja është ajo që flet se kush jemi pa pasur nevojë ta themi.

A mendoni se meshkujt nuk janë aq të kriter për të vlerësuar bukurinë femërore, sikurse pretendojne femrat?

Femrat shqiptare janë bërë një fuqi që po ndërtohet dhe ushtrohet 24 orë dhe atëherë kur burrat flenë. Ato nuk kanë më nevojën që të vlerësohen nga burrat për arritjet e tyre si personale dhe profesionale.

Për shkak të obligimeve të shumta afariste, a pëson jeta juaj emocionale?

Jeta e Nju Jorkut është gjithmonë në lëvizje. Është shumë e bukur sepse rritesh si person, por nga ana tjetër humbet momentet e thjeshta që nuk përsëriten më. Do të doja të kisha mundësi gjatë ditës të ndalesha dhe merrja atë që turistat marrin nga qytet që vizitojnë.

Cili është argëtimi juaj i preferuar i orëve të pasdites apo i orëve të para të mbrëmjes?

Më pëlqen të ndjek me Dejonin filma të huaj me buxhet të vogël. Nuk kanë efekte special por kanë mesazhe të fuqishme.

Çka do të dëshiroje të kishe në këto çaste, diçka që të mungon?

Do të doja të isha në Shqiperi, të shikoja nanën, Noelën, Stelën e vizitoja të gjithë njerëzit e zemrës që e dinë vetë se kush janë.

Cila është ajo që më së vështiri e ke mësuar në jetë dhe për jetën?

Duaje veten më shumë./express/