HW

Lojë e dobët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në derbin e javës së XV futbollistët e Gjilanit nuk arritën të mposhtin skuadrën e Hajvalisë, takimi u përmbyll me rezultat 0-0. Futbollistët e Gjilanit nga XV javët e zhvilluara kanë zhvilluar ndeshjen më të dobët të tyre duke mos krijuar raste shënimi dhe me lojë konfuze nuk po arrijnë lojë të pëlqyer.

Skuadra mysafire në minutën e 16 nëpërmjet Semir Zenelit ka mundur shumë lehtë të kalon në epërsi por gjuajtja e tij nga 7 metra përfundon mbi horizontalen e Gjilanasve.

Mbrojtësi i djathtë i Gjilanit Besnik Krasniqi i cili sot u paraqit në pozitën e repartit sulmues në minutën e 20 nga goditja e dënimit nga 23 metra godet shtyllën pingule të portierit mysafir Petrit Tahirit.

Në 45 minutat e parë nuk pamë asnjë rast nga dy skuadrat kryesisht loja u zhvillua në mesfushë.

Në pjesën e dytë futbollistët mysafirë kishin më tepër nga loja në minutën e 65 Granit Arifaj i vetmuar nga 8 metra gjuan jashtë portës.

Fatin e takimit të sotëm e patë qendërsulmuesi i “bardh e kuqëve” Isa Eminhaziri i cili koritet në minutën 82

Mobi Casa

pas gabimit të mbrojtësve mysafir topi arrin tek ai por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës duke lëshuar rastin më ideal të ndeshjes së sotme.

Futbollistët e Gjilanit nga minuta 84 në fushë mbesin me 10 futbollist pasi futbollisti më i mirë i Gjilanasve Besnik Krasniqi ndëshkohet me dy kartona të verdhë./rajonipress/

GJILANI HAJVALIA 0-0
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues rreth 600
Gjyqëtar: Gashi, Selimaj, Berisha, Maloku

Kartona të verdhë : Hasani(GJ), Shabani, Prekazi, Babaj, Zeneli (H)
Karton i kuqë : Krasniqi

Gjilani; Maloku. Kastrati, Hasani, Hyseni, Shala, Haxhimusa, Shaqiri, Gashi(Maliqi), Shabani (Mustafa)
Krasniqi, Eminhaziri.

Hajvalia ; Tahiri, Shabani, Gashi, Prekazi, Dragusha, (Emini) Babaj (Hyseni), Karabegu, Hamiti, Nebiu (Ahameti) Arifaj, Zeneli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.