HW

Loja me takime, liderët shtetërorë të paunifikuar për politikën e jashtme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pavarësisht tentativave, i paarritshëm doli të jetë edhe të mërkurën një takim mes dy krerëve shtetërorë, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti. Për të dytën herë radhazi Kurti e refuzoi takimin, i cili, sipas Thaçit, kishte për qëllim unifikimin e qëndrimeve karshi negociatave me shtetin serb, shkruan sot gazeta Zëri.

As të mërkurën nuk arritën të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i ekzekutivit Albin Kurti. Pavarësisht ftesës së Thaçit, i cili e ftoi për të dytën herë Kurtin në një takim, që sipas tij kishte për qëllim unifikimin e pozicionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, kryeministri i vendit nuk i është përgjigjur fare kësaj ftese. Këtë gjë e konfirmoi të mërkurën presidenti Thaçi, i cili tha se Kurti refuzoi ftesën, e cila kishte si opsion tri orë të ndryshme. Ndërkohë nga zyra e Kurtit theksuan se për shkak të agjendës së ngjeshur kryeministri Kurti mund ta takojë tek të premten presidentin Thaçi.

Fundamenti

Përpos kësaj tentative, Thaçi donte ta takonte edhe të hënën Kurtin në cilësinë e kryetarit të LVV-së, pasi takoi edhe krerët e partive të tjera për t’i informuar rreth takimeve të tij në SHBA. Mirëpo kryeministri Kurti kishte deklaruar se nuk ka interes ta takojë presidentin si kryetar i partisë, ndërsa si kryeministër do ta takonte ditëve në vijim. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se unifikimi i presidentit dhe i kryeministrit të vendit në politikën e jashtme është detyrë kushtetuese, derisa mosunifikimi i dy liderëve dëmton pozitën e Kosovës në sferën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.