Fundamenti

Loja me EULEX-in

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rezoluta që ka nxjerrë Kuvendi i Kosovës për të përcaktuar epilogun e funksionimit të misionit EULEX në Kosovë, duket se do t’i dalë “dardhë me bisht” Prishtinës zyrtare.

Mund të jetë kjo rezolutë e cila e vë në mes dy zjarreve Qeverinë e Kosovës, e cila kërcënohet nga ish-guerilët e UÇK-së që të krijojë infrastrukturën e tranzicionit për përfundimin e EULEX-it, ose t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it, sepse Beogradi zyrtar kërcënon me moszbatim të marrëveshjes pa një EULEX ekzekutiv.

Më serioze duket se është kërcënimi që vjen nga Qeveria e Serbisë e cila nuk u beson institucioneve kosovare, prandaj praninë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) për zbatimin e marrëveshjes, e konsideron të domosdoshme.

Fundamenti

Dy ditë më parë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se asnjë marrëveshje nuk vlen nëse EULEX-i nuk do të ketë rol ekzekutiv.

“Dua t’ua tërheq vërejtjen përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë. Por edhe bashkësisë ndërkombëtare se jemi shumë seriozë në qëndrimin tonë se asnjë marrëveshje nuk vlen nëse nuk ka rol ekzekutiv të EULEX-it. Lëkundja dhe shkuarja e EULEX-it për ne do të thoshte se marrëveshjet janë zero dhe se ato nuk mund të zbatohen”, ka deklaruar Vulin për mediet serbe.

Sipas tij, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit nuk ka ardhur në Kosovë me dëshirën dhe vullnetin e Prishtinës zyrtare, por me vullnetin dhe dëshirën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe të Republikës së Serbisë. “Nga atje (Kosova) mund të largohet vetëm me këto dëshira”, është shprehur ai….(Zëri)