RCCOLA

Llogaritë e Bllacës, përtej Ligjeve të Kosovës

/ 1 minutë lexim

Nazim Bllaca u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg. Prej tyre, do të vuajë një vit më pak. Trupi gjykues në marrjen e aktvendimit ia llogariti një vit të qëndrimit të Bllacës nën masën e “arrestit shtëpiak”, nga nëntori 2009 deri nëntor 2010. Bllaca, pretendon se gati edhe tri vitet sa qëndroi nën sigurinë e mbrojtjes së afërt, t’i kalkulohet si “arrest shtëpiak”.

Nëse do të pranohej kjo nga gjykata, atëherë për vrasjen e Ibush Kllokoqit me 3 gusht 1999 në Prishtinë, praktikisht Bllaca do të vuante vetëm gjashtë muaj burg.

Uji Dea

Parashtresa për t’iu llogaritur tre vjetët e fundit të “sigurisë së mbrojtjes së afërt”, si “arrest shtëpiak”, pritet të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, deri në fund të kësaj jave.

Avokati Osman Havolli, i caktuar sipas detyrës zyrtare për të mbrojtur të dënuarin Nazim Bllaca, thotë se këtë parashtresë do ta dorëzojë sapo të kryejë konsultimet me klientin tij.(Tribuna)