Mobi Casa

Lista e zezë e fajtorëve të krizës globale!

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Revista e njohur “Time” ka përpiluar listën me 25 emrat më përgjegjës për krizën botërore financiare, së cilës krizë nuk po i shihet fundi. Fjala është, shkruan revista, “për qëllime të mira, menaxherë të këqij dhe lakminë që çoi në katastrofë”.

Në maje të listës “Time” ka vënë konsumatorët amerikanë, të cilët tek më 2008 kanë nisur të kursejnë më shumë se që kanë shpenzuar. U janë dashur 40 vite për të ardhur te kjo, shkruan “Time”: jetonin përtej mundësive të tyre, ndaj nuk është çudi që nuk donin të besonin se kësaj do t’i vinte fundi. Borxhi i amerikanit mesatar është rritur për 60 për qind në vitin 1982, ndërsa për 130 për qind në vitin 2007.

Nga fajtorët konkretë të përmendur me emër e mbiemër ceket Angelo Mozilo, djali i një kasap i cili në vitin 1969 ishte bashkëthemelues i kompanisë “Countrywide” që u bë dhënësi më i madh i kredive hipotekare për shtëpitë dhe banesat. Kompania e tij ka miratuar kredi “ekzotike” për klientët me rejting të vogël krediti, gjë që ka sjellë deri te rënia e vlerës së aksioneve të kompanisë, të cilat më 2008 i ka blerë Banka e Amerikës. Mozilo atëherë është larguar nga “Countrywide”.

Phil Gramm nga viti 1995 e deri në vitin 2000 ishte në Komitetin Bankar të Senatit, një avokat i madh i liberalizimit financiar. Ai ka imponuar një dispozitë të rëndësishme në ligjin që rregullon tregtimin e derivateve të mallrave në SHBA, nga e cila është përjashtuar OTC-ja (over-the-counter) e derivateve financiare.

Në listë është edhe Alan Greenspan, ish-kreu i Rezervës Federale të SHBA-ve, për të cilin “Time” pohon se “përbuzja e tij e gjatë ndaj rregullimit ishte shkaku kryesor i krizës së hipotekave”. Vet ai para Kongresit ka pranuar se “ka gabuar në supozimin” se firmat financiare mund ta rregullojnë veten.

Hank Paulson, i cili në vitin 2006 e la postin e drejtorit në “Goldman Sachs” që të bëhet Sekretar i Thesarit, “ka arritur pothuajse vetë të shkatërrojë politikën ekonomike të Shteteve të Bashkuara, në vitin e fundit të presidencës së Bushit”, shkruan “Time”. Ia zënë për të madhe se tepër vonë është përfshirë në zgjidhjen e krizës financiare, se ka lejuar që “Lehman Brothers” të dështojë dhe se kot ka marrë nga Kongresi 700 miliardë dollarë për të shpëtuar firmat me probleme financiare.

UBT

Joe Cassano ka qenë Drejtor i Departamentit të produkteve financiare AIG (një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në SHBA), e cila merrej me CDS, pra sigurimin e pagesave të kërkesave të obligimeve. Shumë besojnë se është pikërisht tregtia me CDS që ka sjellë përkeqësimin e krizës financiare më 2007 dhe krizën e borxheve në Evropë në vitin e kaluar. Cassano nga AIG iku më 2008.

Bill Clinton është në listën e të shpallurve fajtorë për shkak se shfuqizoi ligjin Glass-Steagall dhe nënshkroi ligjin Gramm-Leach-Bliley për modernizimin e financave, pas së cilës u “shfrenuan” derivatet. Edhe pse ende diskutohet nëse këto vendime kanë shkaktuar probleme, padyshim se ka luajtur rol në krijimin e një klime të favorshme për lojërat e fatit me financat.

George W. Bush që nga fillimi ka mbështetur mos rregullimin e tregjeve financiare, për çka agjencitë përkatëse amerikane e lanë kontrollin e bankave dhe të kompanive të hipotekave. Edhe pse relativisht herët ka kërkuar që huadhënësve të hipotekave “Fannie Mae” dhe “Fannie Mac” t’ju shtohet kontrolli dhe më pas nënshkroi ligjin Sarbanes-Oxley, i cili parashikonte kontrolle të ashpra të pasqyrave të firmave dhe kompanive të sigurimeve, mbetet fakt se kriza ndodhi në mandatin e tij.

Chris Cox ishte kreu i Agjencisë Federale të Komisionit të Letrave me Vlerë (SEC), ndërsa “verbëria e tij përsëritet në akuzat për aferën Madoff, që krijoi një skandali të paparë”. Nuk bëri atë për çka ishte i autorizuar, shkruan “Time”, edhe pse ka mundur të kërkojë më shumë të dhëna për lojtarët e mëdhenj, si “Lehman Brothers” ose “Merrill Lynch”.

Këtu është edhe Bernie Madoff, krijuesi i një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në histori, dhe këtë para hundëve të rregullatorëve. Ai themeloi fondin në të cilën tërhoqi investitorët me profitet e mëdha që ua kishte premtuar, por paratë u depozituan në llogaritë bankare, kështu që nga mjetet e ardhura ka paguar dividentët e pasur. Mashtrim i tij zbuloi se qeveria dhe rregullatorët janë tmerrësisht të paaftë, gjë që hodhi dyshime dhe “ndali” rrjedhjen e kapitalit investues.

Në listën e fajtorëve janë edhe Ian McCarthy, Frank Raines, Kathleen Corbet, Dick Fuld, Marion i Herb Sandler, Stan O’Neal, Wen Jiabao, David Lereah, John Devaney, Lew Ranieri, Burton Jablin, Fred Goodwin, Sandy Weill, David Oddsson dhe Jimmy Cayne. /Telegrafi/