Hidromorava

Haki Huruglica viziton kompaninë “Fundamenti”, vlerëson kontributin e biznesit vendor në zhvillimin ekonomik dhe punësim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori komunal Haki Huruglica ka vizituar kompaninë “Fundamenti” në Gjilan, ku është pritur nga pronari i saj, Bashkim Halili. Gjatë vizitës, ai është njohur nga afër me veprimtarinë, zhvillimin dhe kapacitetet prodhuese të kësaj kompanie, e cila prej më shumë se dy dekadash operon me sukses në përpunimin e granitit, mermerit, quartz-it dhe keramikës. “Fundamenti” nuk është thjesht një kompani e suksesshme në industrinë e përpunimit të granitit, mermerit, quartz-it dhe qeramikës; ajo është një histori e ndërtuar mbi vizionin, cilësinë dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj standardeve më të larta profesionale.

Huruglica vlerësoi se “Fundamenti” përfaqëson një histori të suksesshme të sipërmarrjes vendore, duke theksuar se investimet e vazhdueshme në teknologji moderne dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese e kanë bërë kompaninë një nga shembujt më të mirë të zhvillimit të biznesit në rajon.

Aktualisht, kompania punëson rreth 65 punëtorë dhe vazhdon të investojë në avancimin e teknologjisë dhe rritjen e cilësisë së produkteve të saj, duke kontribuar njëkohësisht në fuqizimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Biznese si ‘Fundamenti’ janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe e krijimit të vendeve të punës. Angazhimi ynë mbetet të krijojmë kushte sa më të mira për sektorin privat, duke mbështetur ata që investojnë, prodhojnë dhe kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e vendit”, ka deklaruar drejtori Haki Huruglica.

Ai theksoi se institucionet lokale do të vazhdojnë të jenë partnere të sektorit privat, duke mbështetur iniciativat që nxisin investimet, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, me qëllim krijimin e një klime sa më të favorshme për bizneset që kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.

FIDANISHTJA

“Fundamenti” nuk është thjesht një kompani e suksesshme në industrinë e përpunimit të granitit, mermerit, quartz-it dhe qeramikës; ajo është një histori e ndërtuar mbi vizionin, cilësinë dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj standardeve më të larta profesionale.

Nën drejtimin e Bashkim Halilit, një sipërmarrës i njohur për urtësinë, integritetin dhe korrektësinë në marrëdhëniet me partnerët dhe klientët, kompania është shndërruar në një model të biznesit modern kosovar. Rrugëtimi i saj dëshmon se suksesi nuk është produkt i rastësisë, por rezultat i punës së palodhur, investimeve të vazhdueshme në teknologji, inovacionit dhe një ekipi të disiplinuar që ndan të njëjtat vlera profesionale.

Sot, “Fundamenti” përfaqëson jo vetëm një lider në sektorin e tij, por edhe një ambasador të cilësisë dhe besueshmërisë së biznesit vendor, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në forcimin e reputacionit të saj në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.