RCCOLA

Lista e Isa Mustafës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Siç bėjnė tė ditur burime tė “Botapressit”, tė afėrta me kryetarin Isa Mustafa, lideri i LDK-sė po harton njė listė prej rreth 30 emrash tė personaliteteve tė ndryshme qė do tė jenė pjesė e garės sė ardhshme zgjedhore pėr Kuvendin e Kosovės.

Kėshtu nė “listėn” e liderit tė LDK-sė Isa Mustafa janė rreth 30 personalitete tė fushave tė ndryshme publike, profesorė, biznesmenė, ish-luftėtarė tė Betejės sė Koshares, publicistė e emra tė shoqėrisė civile tė cilėt pritet qė tė jenė pjesė e garės zgjedhore pėr deputetė tė kėsaj partie nė zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Mobi Casa

Burimet kanė bėrė tė ditur se Isa Mustafa tashmė po e harton njė listė tė tillė dhe pjesa dėrmuese e kėtyre emrave janė tė njohur pėr opinionin. Ky burim bėn tė ditur se kryetari i LDK-sė tashmė ka angazhuar bashkėpunėtorėt e tij nė terren, kryesisht nė Prishtinė pėr tė biseduar me kėto personalitete dhe pėr tė marrė mendimin e tyre pėr angazhimin eventuale tė tyre nė LDK, qoftė nė listėn zgjedhore pėr deputetė apo edhe nė pėrbėrjen qeveritare qė pritet ta formojė LDK-ja pas zgjedhjeve nacionale. Disa prej emrave tashmė janė nė tavolinėn e kryetarit Mustafa nė ndėrkohė qė nė tė ardhmen pritet tė plotėsohet kjo listė.

“Po, ėshtė e vėrtetė se lideri i LDK-sė Isa Mustafa ėshtė duke hartuar njė listė me emra tė personaliteteve tė ndryshme nga fusha tė ndryshme profesionale tė cilėt “de jure” nuk janė pjesė e strukturave tė LDK-sė, por qė nė fakt me pikėpamjet e tyre janė tė pėrafėrt me konceptin dhe programin e LDK-sė. Kryetari Mustafa tashmė ka realizuar disa takime me disa prej kėtyre personaliteteve dhe nė ditėt nė vijim ai do tė marrė mendimin edhe tė tjerėve pėr tė dalė nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm me listėn pėrfundimtare tė kandidatėve pėr deputetė nga LDK-ja nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thėnė burimi ynė i afėrt me kryetarin e LDK-sė Isa Mustafa./Bota press/