Uji Dea

Liria: Fama zgjat jo më shumë se dy sekonda

/ 5 minuta lexim

Njëri real, si në skenë ashtu edhe në jetë të përditshme. Është këngëtarja e parë nga Malësia (Mali i zi) që tregoji se malësia di të këndojë jo vetëm këngë popullore më çifteli, por edhe zhanër zbavitës (muzikë të lehtë). Me stilin e saj të veçantë ajo depërtoi si e para malësore që të marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme në Mal të zi, Shqipëri, Kosovë dhe Itali me këngë argëtuese. Deri më tani ka realizuar 3 albume, dhe singla të shoqëruara me video klipe. Tani jeton në Amerikë dhe këndon aty ku ka shqiptarë. Ajo e don dhe i këndon popullit shqiptar. E admiron fashion dhe sportin.

Duket sikur ka shumë “muzikëbërës” tek shqiptarët … A ka vend për të gjithë?

Secili le të provojë fatin e vetë. Ka vend për të gjithë në këtë botë. Dhe unë s’jam ajo që i jap vlerësimet kritike, edhe pse disa tentojnë që të bëhen, kanë dëshirë të jenë… Kemi mjaft tek ne, por gjithsesi veçohen dhe dallohen ata që depërtojnë dhe vërtet punojnë në mënyrë profesionale.

A mendoni se publiku ka mendimin real për ju?

Le të çmojnë ata. Në shumicën e rasteve them se jo! Shpesh herë më ngatërrojnë me lirin që është në skenë dhe atë jasht skenës. Dhe ky është fakt se nuk dinë të përcaktojnë lirin reale 🙂 Madje, në fund të fundit është vetëm një mendim i tyre.

Famë, para, kënaqësi shpirtërore… nëpër ç’rrugë ecet për të arritur këtu?

Janë shumë rrugë të lloj llojshme për t’i arritur këto, që varen nga personi. Dituri, punë dhe kujdes duhet për të gjitha dhe pastaj është shumë thjesht! Por nëse i ke të gjitha në harmoni, ke kënaqësi shpirtërore, atëherë i ke të gjitha! Fjalë e urtë: “Fama zgjat jo më shumë se dy sekonda”.

E zgjedh muzika nevojën për të jetuar, apo mjafton që zgjidh nevojën shpirtërore?

Jam në marrëdhënie reciproke. Nuk di as nuk mund ta mendoj se si do ishte jeta pa muzikën!

Sa ju ka ndihmuar dhe sa ju ka penguar seksipiliteti juaj natyral në jetë?

Thjeshtë është një dhuratë e natyrës që duhet respektuar maksimalisht. Nuk kam lejuar të më pengojë, përkundrazi për këtë edhe më ndihmon.

Sytë e tu joshin shumë fansa. Duke u nisur nga pamja që ke, ke bezdisje prej djemve?

Është shumë normale të dëgjosh drejtpërdrejtë komplimente apo tërthorazi që t’ gjuajnë me fjalë. Nga eksperienca ime në Amerikë janë shumë të sjellshëm për dallim me vendet e tjera.

Për ç’arsye, sipas mendimit tuaj, ka gjithnjë e më shumë meshkuj dhe vajza të vetmuar?

Uji Dea

Sot jetojnë të pavarur dhe zgjedhin vetë fatin e jetës.

Përse të gjitha vajzat e bukura kanë dashnorë të këqij?

(Qesh) nëse po mendon të këqij nga pamja, jo nuk është e vërtetë kjo. Mendohet se janë shumë sepse vërehen më lehtë kur femra është përkrah një mashkulli jo te bukur sa ajo. E nëse mendon të këqij si arrogant (bad boy), atëherë as unë si femër nuk di të jap një përgjigje të saktë, sepse nuk i kuptoj as unë ato femra dhe nuk di pse janë atraktive tek mashkulli i ashtuquajtur bad boy. Ndoshta pse kanë para dhe ua plotësojnë dëshirat në kompensim me dashurinë “falso”.

Çka duhet të ketë mashkulli juaj i zemrës?

Nuk ka mashkull perfekt për femrën, sepse as ne nuk dimë se çka duam. Hahahahaha, po bëja shaka, por për mua sinqeriteti, respekti dhe besimi janë kryesoret, pastaj të jetë i shoqëruar, i këndshëm, i edukuar etj…

Deri në ç’kufi e ruani privatësinë?

Privatësia për mua është sikur foshnja e posa lindur, dhe mund ta mendoni se si një nënë e ruan fëmijën e vet.

Si reagoni kur dikush ju kritikon apo përpiqet t’ju sfidojë?

I dua dhe nuk i dua kritikat. Me thonë se reagoj ashpër menjëherë kur dikush më kritikon, por unë e shoh ndryshe, unë kur është kritik reale jam ok, por në të kundërtën thjesht e mbroj vetën dhe nuk lejoj kritikat qe nuk kanë kuptim për mua.

Terapia juaj kundër stresit?

Care less – no stress Aty ku ka lumturi s’ka stres.

Sa aventuriere jeni?

Nuk jam aventuriere, mundohem t’ju shmangem rreziqeve (ekstremitetit) në çdo fushë të jetës).