Lipovica takon kryetarët e këshillave komunale

Gjilan – Komandanti i stacionit policor në Gjilan ka pritur në takim Kryetarët e Këshillave Komunale për Sigurinë në Bashkësi të cilët funksionojnë në komunën e Gjilanit.
Komandanti i stacionit policor në Gjilan Major Agim Lipovica ka pritur në takim Kryetaret e Këshillave Komunale për Sigurinë në Bashkësi të cilët funksionojnë në komunën e Gjilanit.
Temë kryesore e këtij takimi ka qenë Gjendja e Sigurisë, Bashkëpunimi, Parandalimi, Identifikimi i vështirësive dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qëllimin e ngritjes së nivelit të sigurisë në Komunë.
Komandanti i stacionit dhe udhëheqësit e këtyre KLSP, e vlerësuan gjendjen e mirë të sigurisë në komunën e Gjilanit si dhe premtuan se do të angazhohen edhe më tej me qëllimin e vetëm për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Poashtu nga anëtarët e KLSP -ve që vijnë nga komunitetet jo shumicë raportet ndër etnike u vlerësuan të kënaqshme si në Lagjen “A.Presheva”, Livoq i epërm dhe Ponesh etj.
Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashani./rajonipress/