RCCOLA

Lindja me prerje cezariane rrit rrezikun nga alergjia

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Fëmijët e lindur me prerje cezariane, derisa të mbushin 2 vjet, janë më të rrezikuar nga paraqitja e alergjive për mesatarisht 5 herë, krahasuar me fëmijët e lindur në mënyrë natyrale, thonë shkencëtarët amerikanë.

Kërkuesit shkencorë nga Spitali “Henry Ford” në Detroit mendojnë se kjo ka të bëjë me ekspozimin ndaj baktereve gjatë lindjes vagjinale, gjë që ndikon pozitivisht në zhvillimin e sistemit imunologjik të fëmijës.

Eco Higjiena

Në studim kanë marrë pjesë 1200 fëmijë, ku janë analizuar reagimet e tyre në alergjenë që lidhen me manarët dhe me pluhurin. Te fëmijët është matur prania e antitrupave imunoglobulinë E (IgE), pasi që janë ekspozuar ndaj alergjenëve.

Shkencëtarët mendojnë se si këto rezultate shkojnë në favor të të ashtuquajturës hipotezë higjienike, sipas të cilës ekspozimi ndaj mikroorganizmave në fëmijërinë e hershme ka rol kyç për zhvillimin e drejtë të sistemit imunitar dhe për zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e alergjive. /Telegrafi/