FITORJA

Lindita Arapi e Arian Leka, lexim letrar në Salzburg

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Me Lindita Arapin dhe Arian Lekën, janë ftuar dy nga autorët më të rëndësishëm bashkëkohorë të Shqipërisë”.

“Shqipëria ka kremtuar vitin e kaluar 100 vjetorin e krijimit si shtet. Por çfarë dimë ne për shtetin e vogël të Evropës Juglindore, për historinë dhe kulturën e tij?”. Kështu fillon revista elektronike austriake për kulturë, Salzburger Fenster” njoftimin për një orë leximi letrar që do të mbahet në Salzburg më 11 shkurt.

“Me Lindita Arapin dhe Arian Lekën, janë ftuar dy nga autorët më të rëndësishëm bashkëkohorë të Shqipërisë”, vazhdon njoftimi.

ARKATANA

Lindita Arapi, e zgjedhur “Shkrimtare e vitit 2011” në Shqipëri lexon nga romani i saj “Schlüsselmädchen” (Vajzat e çelsave) të botuar vitin 2012 dhe ndërkohë të shpërblyer me çmimin “Chamiso.

Ndërsa Arian Leka në këtë njoftim prezantohet si “poet i detit”. Vitin 2012 në gjermanishte është botuar vëllimi dygjuhësor e poezi i Lekës “Ein Buch Ein Meer” (Një libër, një det), i përkthyer nga Lindita Arapi dhe Loreta Schillock.

Mbrëmja letrare me dy poetët shqiptarë mbahet më 11 shkurt në Literaturhaus, Salzburg me fillim në orën 20.00. Udhëheqjen e mbrëmjes do ta bëjë Ludwig Hartinger.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.