Limaj: Porosia e Gjykatës, konstituimi i Kuvendit është tërësisht vendim i forcave politike

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, sot para seancës ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai tha se porosia e kësaj gjykate ishte që konstituimi i Kuvendit është tërësisht vendim i forcave politike.
“Porosia e Gjykatës, ashtu siç e kam kuptuar, është që konstituimi i Kuvendit është tërësisht vendim politik i forcave politike dhe i deputetëve dhe nuk mundemi ne si Gjykatë me ardh dhe me ju zgjidh, me ju bashku e me ndërtu marrëveshje politike, sepse nuk është roli i Gjykatës”.
“Pak a shumë kështu është interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse interpretohet porosia”, është shprehur tutje Limaj.