Limaj: Nuk ka seancë pa ne

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj pasi ka dalë nga Kuvendi ka folur për mediet dhe qytetarët që janë mbledhur para Kuvendit. Ai ka thënë se nuk do të mund të ketë seancë pa ne. “Nuk do të ketë seancë të Kuvendit pa ne.
Eshtë mirë që pozita të reflektojë dhe ta kuptojë këtë më shpejtë. E çka duhet të bëjnë ata është që ta heqin nënshkrimin nga marrëveshjet”, ka thënë Limaj./Zeri/