Uji Dea

Limaj: Nismës kanë dashur t’i bashkëngjiten 10 deputetë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i subjektit më të ri politik, Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se fillimisht kanë qenë dhjetë deputetë të Parlamentit të Kosovës që kanë dashur t’i bashkohen nismës së tij. Limaj thotë se Nisma është e hapur për të gjithë dhe paralajmëron se këtij subjekti politik do t’bashkangjiten personalitete shumë të rëndësishme nga skena politike dhe intelektuale e Kosovës.

Limaj thotë se askujt nuk i kanë kërkuar që t’i bashkohet Nismës, por mos bashkangjitjen e këtyre dhjetë deputetëve e arsyeton me faktin se Nisma për Kosovën nuk ka dashur të bëhet reprizë e PDK-së.

“Nëse do t’i marrshim dhjetë deputetë s’do të ishte Nismë e re. Më mire që kemi vazhduar kështu sepse duam që kjo Nismë e re të jetë e re”, ka thënë Limaj në Rrokum Tv.

ARKATANA

“Nuk kemi dashur të bëjmë një lloj reprize të një grupi politik”, ka shtuar ai.

Limaj ka thënë se në Nismën për Kosovën do të ketë fytyra të reja të cilat nuk kanë pasur hapësirë nëpër parti tjera.

“Nisma për Kosovën do të jetë subjekt i hapur dhe i ri për t’iu dhënë njerëzve hapësirë pavarësisht në cilin grup do të jenë”, ka thënë ai. /RrokumTV/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.