Fundamenti

Limaj: Nga sot po ia nisim me alternativë të re politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë është bërë hapja zyrtare e Nismës për Kosovën, subjekti më i ri politik në Kosovë, i themeluar nga tashmë dy ish-anëtarë të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Zyrtarisht, Limaj është emëruar Kryetar i Kryesisë së Nismës për Kosovën.

Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë së re, në fjalimin e tij para shumë të pranishmëve, ka thënë se Nisma do ta forcojë shtetin e Kosovës.

“Ne do t’ia hapim vendit tonë rrugën e integrimeve evropiane”, ka thënë Krasniqi, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkohen subjektit të porsa formuar politik.

Fundamenti

Krasniqi në vijim ka lexuar programin e partisë së re, ku ka theksuar çështjet më të ndjeshme të vendit tonë, nga të zhdukurit e luftës së fundit, e deri tek problemet ekonomike, arsimore e shëndetësore.

Pas tij, në podium doli edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili u prit me ovacione e duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

“Nga sot po ia nisim”, tha në fillim të fjalimit të tij, kryetari Limaj.

“Kosova nga sot do të ketë një alternativë të re politike”, ka theksuar më tej Limaj, duke falënderuar të gjithë kontribuuesit për ndërtimin e Nismës për Kosovën./koha.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.