HW

Limaj: Na pret një vit me shumë sfida

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nisma Socialdemokrate sonte ka organizuar pritjen e fundvitit për media, ku kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj duke i falënderuar mediat për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë këtij viti, ka pohuar se në vitin tjetër Kosovën e presin shumë sfida.

Ai theksoi se gjatë këtij viti, si parti, por edhe si pjesë e ekzekutivit, janë munduar që të jenë në dispozicion të mediave, me informacionet që u kanë interesuar atyre.

“Jemi munduar edhe grupi parlamentar, edhe pjesa e ekzekutivit, edhe si parti, që të jemi sa më afër dhe në dispozicion për ju, me informacione, me gjëra të cilat ju interesojnë juve në punën e përditshme. Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me bashkëpunimin, shpresoj që edhe ju jeni të kënaqur pak a shumë me bashkëpunimin me Nismën”, tha Limaj.

ARKATANA

Ai premtoi se edhe më tej do të vazhdojnë të jenë të gatshëm e të qasshëm për mediat.

“E di që na pre një vit me sfida shumë, një vit goxha interesant në të cilin po futemi. Por unë po besoj që janë disa tema nacionale, që duhet të na bashkojnë të gjithëve, tema që janë në inertes të Kosovës, në interes të vendit”, tha Limaj dhe shprehu besimin që vitin e ardhshëm të kenë arsye për çka të festojnë në përmbyllje të vitit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.