ARKATANA

Limaj: Me Konjufcën kam pirë kafe dy ditë më parë, pres të takohem edhe me Abdixhikun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur sërish para mediave para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit.

Limaj ka thënë se dy ditë më parë është takuar me deputetin e LVV-së Glauk Konjufca.

“Duhet një marrëveshje politike që gjërat të shkojnë në rrugën e duhur. Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe. Ashtu siç kam thënë,unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Nuk jemi takuar dhe nuk kam ftesë. Kem pi kafe me Glaukun para dy dite. Është mëse normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet… kemi fol edhe për të gjitha temat, edhe si të vim deri te një marrëveshje”, tha Limaj.

Limaj u shpreh se edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të zhvillojë një takim në ditët në vazhdim.

“E kemi lënë të takohemi të bashkëbisedojmë edhe me kryetarin e LDK-së. Besoj që do të takohemi në ditët në vazhdim”, theksoi kryetari i NISMA-s.

FIDANISHTJA

Ndryshe, Limaj mbrëmë në T7 ka zbuluar detaje nga takimet që ka zhvilluar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi pas zgjedhjeve.

Sipas tij, Kurti kishte propozuar që Nisma të bëhej pjesë e qeverisë, por kjo ishte refuzuar nga Limaj.

“Unë i thashë se nuk jemi të interesuar për qeveri, por për një partneritet në Kuvend. I thashë se jam i gatshëm të marr detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Ishte një minimum bashkëpunimi që mund të ofronim në atë moment,” shtoi ai.

Limaj konfirmoi se ndonëse pati një marrëveshje verbale me Kurtin, ajo nuk u konkretizua me shkrim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.