Fundamenti

Limaj: Kryeministri do të jetë i koalicionit LAN

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Fatmir Limaj është shprehur kundër një qeverie të mundshme gjithëpërfshirëse. Me një qeveri të tillë, sipas tij nuk do të kishte zhvillim të vendit.”Kam dëgju argumente të ndryshme, qeveri gjithëpërfshirëse për stabilitet, për disa raste, ja bisedimet, ja dialogu, ja dy-tre çështje të rëndësishme. Unë një gjë e di sigurt: Kosova më nuk është në atë situatë që ka qenë para 15 viteve, Kosova ka nevojë për pozitë dhe opozitë dhe qeveria gjithëpërfshirëse është për mos me e zhvillu këtë vend”, tha Limaj.

Limaj: Flora Brovina me mos thirrjen e seancës po e shkelë vendimin e Kushtetueses (Video)

Fatmir Limaj thotë se Flora Brovina po e shkel vendimin e Kushtetutës që nuk po e thërret vazhdimin e seancës.

Tha se Presidentja duhet t’i kërkoj Brovinës që të thërras seancën.

“Na e enjta mosthirrja e seancës nga znj. Brovina është në fakt është duke e shkelë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo vonesë nga e enjta, mos thirrja e seancës është duke u shkelë vendimi i Kushtetueses”, tha Limaj.

…..

Limaj: Kryeministri do të jetë i koalicionit LAN

Lideri i Nismas Fatmir Limaj tha se vendi do të qeveriset nga Blloku dhe posti i Kryeministrit do t’i takoj po këtij koalicioni.

Eco Higjiena

“Unë besoj shumë që koalicioni do ta ketë Kryeministrin… se kush do të jetë është temë që vjen krejt në fund. Mendoj që ne e kemi një marrëveshje, ka kërkesa me u ulë me bisedu mbas zhvillimeve me Kryetarin e Kuvendit”, tha Limaj në “Argument Plus” në

Limaj i bindur se postet nuk do të ndajnë Bllokun

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se “janë të habitur që nuk po thirret seanca e Kuvendit”. Tha se kjo ka qenë një nga temat e takimit të mbrëmshëm të Bllokut.Tha se hoqën dorë nga Kryeparlamentari pas vendimit të Kushtetueses dhe se nuk kanë nevojë për marrëveshje për këtë çështje.

“Ekziston një koalicion, e kemi një shumicë parlamentare dhe kemi synim të ndërrojmë qeverisjen, kemi qëllim të kemi rrotacion në vend”, tha Limaj në “Argument Plus” në RTV21.

Limaj e quajti “kontravers” vendimin e Kushtetueses për pozitën e Kryeparlamentarit por tha se nuk kanë gjetur rrugë për kundërshtim të këtij vendimi.

Tha se për pesë muaj Blloku ka ndërtuar komunikim dhe besueshmëri në mes të partnerëve të koalicionit.

Limaj tha se janë para një momenti të vështirë por shprehet i bindur se Blloku ka largpamësi për të zgjedhur gjithçka dhe pa u ndarë.

Ai u shpreh i bindur se Blloku nuk do të ndahet për shkak të posteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.