ARKATANA

Limaj: Kosova ka nevojë për institucione, u bë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Limaj thyen heshtjen për zhvillimet e sotme në Kuvend. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën urgjente për ndërtimin e institucioneve funksionale në vend.

Limaj tha se megjithatë është bërë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit institucional që ka mbërthyer Kuvendin në javët e fundit.

“Çdo fillim i ka vështirësitë e veta”, u shpreh Limaj, duke shtuar se në momente të tilla është thelbësore që forcat politike të bëhen bashkë për të mirën e Kosovës.

GRANDEMALL

Ai vlerësoi se lajmi i sotëm është pozitiv, pasi Kosova tashmë ka një parlament dhe deputetë të mandatuar.
“Sot është lajm i mirë, me vet faktin se Kosova ka parlamentin dhe ka deputetët. Besoj se shumë shpejt do të përfundojë edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë,” deklaroi kreu i Nismës.

Limaj theksoi se përgjegjësia politike ndaj qytetarëve kërkon që partitë të tejkalojnë dallimet për interesin e vendit dhe të kontribuojnë në ngritjen e institucioneve të reja./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.