GRANDEMALL

Limaj: Jemi njerëz të veprave – Energjia është siguri kombëtare, ky është fokusi im kryesor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s Socialdemokrate, ka thënë se një politikan duhet që vazhdimisht të prodhojë ide dhe të ketë iniciativë që është në shërbim të Republikës dhe shumicës, shkruan Gazeta Express.

I pari i NISMA-s ka thënë edhe se një politikan duhet të dijë të bëj edhe kompromis kur është në shërbim të vendit.

Tutje, Limaj ka thënë edhe se, ai është pjesë e njerëzve që janë ‘‘njerëz të veprave’’, dhe për këtë tregon angazhimi i tij jetësor.

Pos këtyre, i njëjti ka deklaruar edhe se, fokusi kryesor dhe projekti i tij i ardhshëm është energjia.

Uji Dea

‘‘Politikani duhet në vazhdimësi të prodhojë ide e vetë-iniciativë që janë në shërbim të Republikës dhe shumicës. Politikani duhet të dijë fort që në momente të caktuara të ballafaqohet me argumente politike por edhe të bëj kompromise kur duhet në shërbim të vendit.

Siç e dini ne jemi njerëz të veprave, gjithë historia jonë jetësore tregon që ne jemi angazhuar për vepra që kanë ndryshuar jetën e qytetarit të Kosovës, e posaçërisht në shtet-ndërtimin.

Kosova ka nevojë për vepra të reja. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë investim të fuqishme në sistemin energjetik. Energjia përveç zhvillim ekonomik është edhe siguri kombëtare. Energjia është siguri, ekonomi dhe ky është fokusi kryesor i projektit të ardhshëm dhe ëndrra ime e ardhshme. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për vepra’’, ka thënë ai pos tjerash. /GazetaExpress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.