ARKATANA

Limaj i pranueshëm për opozitën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë opozitare nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me subjektin politik, të cilin shumë shpejt pritet të deklarojë ish nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, duke sqaruar se këtu nuk bën përjashtim as partia të cilën pritet ta formojë ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ai tha se AAK-ja çdo herë ka pasur raporte korrekte me Fatmir Limajn dhe pret që të tilla të mbesin këto raporte edhe në të ardhmen.

“Nuk dua të jap vlerësime se a ka nevojë ose jo skena politika për formacione të reja, sepse është e drejtë e gjithsecilit të formojë parti politike dhe të kandidojë për tu përfaqësuar nëpër institucionet e vendit”, ka thënë Isufi për Telegrafin.

Mobi Casa

Ndërsa, Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Telegrafin se VV-ja nuk ka problem me emrat, sepse bashkëpunimin me partitë politike e bën mbi baza të programit qeverisës dhe besimit të ndërsjellë.

“Ne tash e kemi bërë të qartë që këto kushte vlejnë për të gjitha subjektet politike dhe për asnjërën nuk ka ndonjë privilegj”, ka thënë Vraniqi për Telegrafin.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me formacioni politik, të cilin pritet të dal ish nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.