United Hospital

Limaj, Haradinaj, Selimi, Lushtaku e Behxheti, në listën e zezë të SHBA-ve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njeriu i dytë i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti vazhdon të mbetet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për herë të fundit lista është përditësuar më 23 janar, vetëm një ditë para se Bexheti ta mohonte se është pjesë e saj.

Viti i lindjes 1962, vendi i lindjes – Tetovë – Maqedoni – Individ nga Ballkani, është përshkrimi për Bexhetin. Ai është pjesë e listës së zezë që nga vitit 2001 me vendim të presidentit Bush, për shkak të të qenët pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, raporton KTV.

Bexheti ka thënë se është mik i mirë me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin dhe e ka pranuar se është dënuar nga Agjencia Kundër-Korrupsionit për mosdeklarimin e pasurisë sa ishte këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja.

Mobi Casa

Paraprakisht, Bexheti ka qenë edhe këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse në kohën e luftës në Kosovë ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, siç raporton KTV, edhe pse e përditësuar vetëm para pak ditësh lista e kosovarëve endet mbetet nën shtetin Serbi dhe Mali i Zi. Në të vazhdojnë të figurojnë ende edhe deputeti i AAK-së dhe vëllai i liderit të kësaj partie, Daut Haradinaj, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, deputeti i “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, Gafurr Elshani i LKÇK-së, si edhe Marko Jakshiq nga Mitrovica.

I pandryshuar ka mbetur edhe emri i deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj. Megjithatë, ky i fundit ka qenë ndërkohë në SHBA.(koha.net)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.