Mobi Casa

Limaj e nis shtëpinë e tij politike

/ 10 minuta lexim

Deputeti aktual i PDK-së, Fatmir Limaj gjatë emisionit “Debat” në RTK, ka thënë se nuk ka asgjë personale me Hashim Thaçin dhe e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të.

Derisa ka folur për të ardhmen e tij politike, Limaj njëherit ka falënderuar të gjithë simpatizantët e PDK-së, siç ka thënë ai “simpatizantët e devotshëm” dhe u ka thënë atyre se nuk kishin rrugë tjetër. “Unë kam folur me z. Thaçi dhe flas. Unë nuk kam asgjë, por siç thash unë më nuk e njoh këtë PDK. Ne do të dalim shumë shpejt me një ofertë të re, me një subjekt politik. Jemi duke punuar në terren qe gjashtë muaj. Njerëzit na e kanë kërkuar këtë. Janë me qindra njerëz që kanë pritur një hap të tillë. Shpreh mirënjohje për të gjithë simpatizantët e devotshëm të PDK-së dhe ju them se nuk kishim rrugë tjetër”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq kur është pyetur më tepër për subjektin e ri, ai ka thënë se gjithçka do të dihet në vazhdim. “Të gjitha do të bëhen publike në vazhdim”, ka thënë Limaj.

Më poshtë, keni përmbledhje videosh dhe citatesh gjatë emisionit me deputetin Limaj.

Fatmir Limaj e braktis PDK’në, formon parti të re

Limaj: Unë dhe z. Krasniqi ndoshta e kemi gabim por kështu e shohim këtë rrugë. Le të vendosin votuesit, se a kemi ne të drejtë apo të tjerët. Për herë të fundit në kryesi kam marrë pjesë në shtator 2012-tës. Kam thënë se kështu nuk duhet të shkohet në Kongres. Unë asnjëherë nuk e kam pranu atë nominim që më është bë për në Kongres. Ato kanë qenë përrallë për njerëzit. Sepse brenda ka ndodhur diçka tjetër. Në fund të fundit unë nuk dua të flas. Ishte një pikë e zezë, kthesë në PDK. Unë nuk jam anëtar i PDK-së, nga 2012-ta. Ne do të dalim me ofertë të re.

Unë kam folur me z. Thaçi dhe flas. Unë nuk kam asgjë, por siç thash unë më nuk e njoh këtë PDK. Ne do të dalim shumë shpejt me një ofertë të re, me një subjekt politik. Jemi duke punuar në terren qe gjashtë muaj. Njerëzit na e kanë kërkuar këtë. Janë me qindra njerëz që kanë pritur një hap të tillë. Shpreh mirënjohje për të gjithë simpatizantët e devotshëm të PDK-së dhe ju them se nuk kishim rrugë tjetër. Kthehuni prapa dhe do ta shihni që ne nuk kishim rrugë tjetër. Të gjitha do të bëhen publike në vazhdim.

Limaj: Unë më nuk jam anëtar i PDK’së nga viti 2012, do të dalim me një ofertë të re

Limaj ka thënë: Në Kongres e dini që unë s’kam pasur mundësi të jem aty fizikisht. Aty kanë zgjedhë njerëz, kanë…Mendoj se ky ka qenë kulmi i degradimit. Sepse nuk janë zgjedhur njerëzit mbi bazën e meritokracisë por mbi bazën e jaranisë. Ne nuk jemi pajtuar me këtë rrugë.

Limaj: Unë nuk po e njoh Partinë Demokratike të Kosovës. Kush janë këta njerëz?

Jam munduar sikur të gjithë të tjerët të jap angazhim. Kam besuar në parimet e PDK-së, në ato vlera që kemi përfaqësuar. PDK ka kaluar shumë beteja, asnjëherë nuk është thy, nuk është përça. Ka vazhduar betejat e veta politike duke mbrojtur vlerat, derisa kemi ardhur në fitoren e vitit 2007. Secili ka dhënë kontributin e tij. Votuesi i PDK-së ishte i lidhur me shpirt me këtë koncept. Ata kishin idenë se njerëz që vijnë nga një trashigimi e hershme kombëtare, përfaqësojnë ideale, familje të tëra që kanë sakrifikuar për vendin, prandaj ata kanë qenë të lidhur me shpirt me PDK-në. Një anëtar i PDK-së, në kokën e tij, kështu e sheh PDK-në. Por që nga Kongresi i fundit i PDK-së, unë më nuk po i njoh ata njerëz në PDK. PDK më nuk është ashtu siç ka qenë. Kush sot flet për PDK-në, kush sot paraqet qëndrime të PDK-së, për mua janë të panjohura.

Limaj për debatin për UDB’ashët: Shpresojë që AKI’ja e ka kryer punën

Limaj ka folur edhe për debatin e fundit për bashkëpunëtorët e ish shërbimit sekret jugosllav.

“Një debat pa fund, pa rezultat por meqë jemi në demokraci është krejt normale. Është gjë që duhet të rregullohet me ligj. Parlamenti deri tani nuk ka folur, por kur ta sheh se janë pjekur kushtet për këtë duhet ta bëj.

AKI do të duhej që nëse unë them diçka që rrezikon sigurinë kombëtare, të vinte e të më thoshte hajde zotëri me mua, tregoji ata emra kush janë ata. Kjo nuk është çështje e debatit publik. Po du me besu që AKI e kanë kry këtë punë atë natë dhe besoj se AKI ka njohuri për ata emra që punojnë për shërbimin jugosllav”, ka thënë ai.

Limaj: Po të isha ministër i rendit për dy vjet do ta ktheja gjendjen në normalitet

“Nuk dua asnjë njeri në Kosovë ta ketë fatin tim. Në Kosovë duhet të pushojë ndjekja selektive. Leni policinë le ta bëjnë policinë punën e vet, gjykatat punën e vet dhe pranoni ato vendime.

Këtu në Kosovë vlerësohet puna e gjyqtarëve nëse sa ma shumë fusin njerëz në burg”, ka thënë Limaj.

Po të isha ministër i rendit për dy vjet do ta ktheja gjendjen në normalitet, ka thënë ai.

Limaj: Na ka mbajt Serbia, se në këtë vend të gjithë shikojnë të shkatërrojnë

RCCOLA

Limaj ka thënë se ne na mbajti Serbia se këtë vend të gjithë shikojnë të shkatërrojnë. Këtë e ka thënë duke folur për çështje të ndryshme.

“Nuk kemi qenë në gjendje ta ndërtojmë një Termocentral. Vazhdojmë të blejmë rrymë me qindra miliona. Në vend se të merremi me këtë ne themi autostrada ka kushtu shtrenjtë.

Qe le të themi se autostrada ka kushtu shtrenjtë. Autostrada po shihet. Ku janë sot mbi 2-3 milionë rrymë që kanë shku. Ku janë sot paratë e KEK-ut. Çka ndodhë me KEK-un.

Kemi pas një qeverisje pa program. Unë nuk kam parë objektiva për qeverisje. Çka duhet me bë? Duhet njerëz të aftë”, ka thënë Limaj.

Limaj: Politikat e privatizimit kanë qenë të gabuara deri tani

Deputeti Fatmir Limaj më tutje duke folur për privatizimin ka thënë se deri tani, politikat e privatizimit kanë qenë të gabuara. “Politikat e privatizimit kanë qenë të gabuara deri më tani. Gjëja më e mirë nëse e kemi seriozisht, sepse dyshoj se deri tani e kemi marrë këtë punë seriozisht. Kjo cështje ka qenë dashur të ngritet në fillimin e parlamentit”, ka thënë ai. Limaj ka thënë se debati i privatizimit duhet të mbyllet sepse nga kjo po humb ekonomika kosovare. “Të mbyllet çështja e privatizimit sepse kjo e dëmton Kosovën. Të bëhet rishikimi i plotë i kontratave dhe të dilet me një raport se këto ndërmarrje kanë plotësuar kushtet e kontratës, këto nuk e kanë plotësuar”, ka thënë Limaj.

Limaj: Institucionet të komunikojnë drejt me qytetarët, jo përmes rrjeteve sociale (VIDEO)

“Kosova sot ka nevojë për reformim të përgjithshëm. Të fillojmë të merremi me problemet që identifikojnë këtë shtet. Këto vite treguan se pa një administratë të fuqishme, të aftë, kredibile, sado ide të mira të keni, sado gatishmëri të miqve për të ju ndihmuar, gjërat ngecin. Rrrjetet sociale nuk duhet të jenë mënyrë komunikimi me qytetarët. Po i referohem klasës politike. Unë kam mungesë të informacioneve zyrtare sepse vitet e fundit kam qenë vetëm vëzhgues i proceseve politike. Unë nuk mund të jap qëndrim për diçka që nuk kam njohuri. Për mua është me rëndësi që marrëveshjet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe prandaj të bëhet implementimi i tyre”, ka thënë Limaj

Së fundi, Kryeministri Hashim Thaçi është bërë shumë aktiv në facebook, por Limaj nuk është përgjigjur se kujt po i referohej kur po fliste për rrjetet sociale.

Limaj: Pati një ndëshkim të përgjithshëm në zgjedhje (VIDEO)

Varet nga njerëzit që e lexojnë rezultatin. Secili grup e ka lexuar rezultatin ne favorin e tij. Ka pasur edhe opinionistë që janë munduar ta vlerësojnë rezultatin në mënyrë të paanshme, thotë Limaj.

Pavarësisht premtimeve dhe marketingut, njerëzit po e shohin çka po ndodhë me jetën e tyre. Ata po e dallojnë premtimin nga ajo çka ju shkon konkretisht në lagjet e tyre.

Në lidhje me rezultatin zgjedhor, Limaj thotë se pati një ndëshkim të përgjithshëm.

Limaj: Unë nuk isha kundër PDK-së në Malishevë

Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj ka thënë se ai asnjëherë nuk ka bërë diçka kundër dikujt. Në emisionin “Debat” në RTK, ai ka thënë se në Malishevë nuk ka qenë kundër PDK-së por ka mbështetur ndryshimin.

“Asnjëherë deri më tani nuk kam bërë kundër askujt. Hapat e mi gjithmonë i kam marrë nga bindja ime. Në rastin konkret, nuk kam bërë asnjë hap kundër dikujt, PDK-së as askujt. E kam parë që në komunën e Malishevës ka nevojë për ndryshime. E kam mbështetur atë ndryshim. Doli që përcaktimi im për të mbështetur atë ndryshim, doli i drejtë.

Unë kam mbështetur një grup intelektualësh të Malishevës që kanë vendosur të krijojnë një alternativë. Ata kanë kërkuar mbështetjen time, dhe unë e kam dhënë mbështetjen time.”, ka thënë Limaj.

Në zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi dolën haptazi kundër Partisë Demokratike të Kosovës.

Kundërshtinë e tyre ndaj PDK-së, ata e bënë duke përkrahur Iniciativat Qytetare nëpër vendlindjet e tyre.

Limaj i dha përkrahje Iniciativës Qytetare për Malishevën ndërkaq Krasniqi asaj të Drenasit. Iniciativa Qytetare e Malishevës doli fituese ndërkaq ajo e Drenasit, në krye me Krasniqin, nuk arriti të fitojë zgjedhjet lokale.