FITORJA

Limaj e Haradinaj nuk u liruan si të pafajshëm nga Haga

/ 2 minuta lexim
HW

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke kundërshtuar themelimin e Tribunalit për krime lufte tha se edhe në të kaluarën ka pasur raste kur ish-pjesëtarët e UÇK-së janë mbajtur në burg për një kohë duke u hetuar për krime lufte dhe pastaj janë shpallur të pafajshëm, mirëpo sipas tij në fakt ata nuk janë liruar si të tillë pasi që deri sa ka ardh deri tek vertetimi i pafajsisë së tyre, ata janë mbajtur në burg dhe në këtë formë janë dëmtuar moralisht.

“Nëse dikush thotë se ata janë liruar të pafajshëm nga Haga, siç është rasti i Haradinjat dhe i Limajt, do të gabonte, pasi që ata janë dënuar e kanë marrë denimin, kanë qëndruar sa e sa vjet në burg dhe u është bërë dëm moral dhe sot konisderohen si të liruar, por jo ata nuk janë të liruar, ata veçse e kanë kryer denimin e padrejtë që ua kanë dhënë”, tha Selimi.

HW

Sipas tij Kosova nuk ka nevojë për ndërhyrje nga jashtë në sistemin e saj të drejtësisë.

“Ky tribunal nuk do të duhej që të paragjykohej dhe të thuhet se po bëhet për UÇK-në, pasi që unë nuk kam parë dikun të shkruar që ky tribunal po bëhet për UÇK-në, ky tribunal po bëhet për krime, madje jo vetëm për krime lufte, sidoqoftë si i tillë është i padrejtë. Nuk është e nevojshme për ndërhyrje nga jashtë në drejtësi”, përfundoi Selimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.