UBT

Ligji ua lidh duart prokurorëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kur kishte hyrë në fuqi para pesë muajsh, Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, qe promovuar si një prej ligjeve bazë që i kishte munguar Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Por, pesë muaj pas kësaj, ligji ka mbetur vetëm një më shumë, në listën e shumë ligjeve tjera të Kosovës që nuk zbatohen e nuk përdoren.

Prej marsit të këtij viti, kur ka hyrë në fuqi ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, Gjykatat në Kosovë nuk kanë pasur asnjë vendim ku ndonjë individ i profilit të lartë është gjetur fajtor për korrupsion apo vepra të tjera kriminale të natyrës ekonomike.

Uji Dea

Duke mos pasur të dënuar, prokurorët kosovarë nuk kanë pasur as rastin që ta shfrytëzojnë ligjin, dhe të kërkojnë që ndonjë të dënuari t`i kërkohet konfiskimi i pasurisë që e ka fituar nëpërmjet veprës penale.

Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jaboson, në një intervistë të dhënë ditë më parë në gazetën Tribuna, ka bërë thirrje që të nisë konfiskimi i pasurisë.(Tribuna)