UBT

Ligji i xhunglës mban peng investimet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mungesa e sundimit të ligjit, me pasoja të rënda ekonomike
Kontratat nuk zbatohen, kontestet zvarriten me vite në gjykata

Asnjë investitor serioz nuk investon në një vend ku për një lëndë të thjeshtë nëpër gjykata i duhet që të presë disa vite, duke humbur kohë dhe para, pa pasur kurrfarë leverdie ekonomike

Të gjitha raportet ndërkombëtare, që flasin për Kosovën, tërheqin vërejtjen se mungesa e sundimit të ligjit mbetet pengesa kryesore për investitorët e huaj, të cilët ka vite që po frikësohen që të investojnë në Kosovë. Sipas njohësve të kësaj fushe, mangësia më e madhe është se Ligji për investime të huaja nuk është duke u zbatuar në terren, ndërsa ky ligj ka shumë mangësi të cilat po pengojnë sjelljen e investitorëve në Kosovë.

GRANDEMALL

Mirëpo, ka edhe faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me ligjin, e që pengojnë investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, siç janë korrupsioni, burokracia, informaliteti e pengesa tjera. Këto vlerësime i pati nxjerrë vjet grupi punues i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, i cili ka monitoruar në terren zbatimin e Ligjit për investime të huaja. Kryesuesi i grupit punues, Besim Beqaj, tha se gjatë monitorimit të ligjit kanë gjetur se ligji nuk i përmbush kërkesat e investitorëve për mbrojtje dhe përkrahje të investitorëve të huaj.

Derisa vërejtjet kryesore i kanë pasur tek Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja. MTI-ja e pranoi moszbatimin e ligjit Ndonëse u janë dërguar pyetjet për çështjen, zyrtarët e MTI-së nuk kanë dhënë përgjigje gjatë ditës së hënë. Ndërkaq, ka qenë ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, disa herë në mbledhjet e Komisionit të Zhvillimit Ekonomik, Tregti dhe Industri, që kishte deklaruar se ajo e ka gjetur një gjendje të tillë kur e ka marrë drejtimin e ministrisë, por janë duke u munduar që përmes rrugëve ligjore të bëjnë zgjidhje. “As ne nuk jemi të kënaqur me zbatimin e Ligjit për investimet e huaja, qysh nga ditët e para kemi mbajtur uorkshope me të gjitha departamentet për promovim të investimeve dhe ndërmarrjeve në Kosovë. Pengesat për investime të huaja nga hulumtimi dolën rendi dhe ligji, korrupsioni i lartë, mosekzekutimi i kontratave, pritja e gjatë e investitorëve të huaj, por edhe atyre vendorë nëpër gjykata për t’i zgjedhur kontestet që i kanë, të gjitha këto kanë kontribuar në një trend negativ që e kemi viteve të fundit. Imazhi jo i mirë për Kosovën e të tjera…Janë të gjetura që ne i kemi pritur, edhe agjencinë edhe gjithçka tjetër”, tha Bajrami./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.