Fundamenti

Liderët dhe votuesit e tyre?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Gani Sadiku – Them të drejtën sa më shumë që njeriu merret me analiza të tilla politike aq më larg të duket se je nga një analizë e saktë ku dëshira e shumë qytetarëve do të ishte të dinin se si do të rrjedhin këto ngjarje në skenë politike e sidomos këtë vit kur do të jenë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Krijimi i Partisë së re nga zoti Limaj, humbja e dy Komunave të mëdhaja në rrafshin e Dukagjinit nga AAK-ja si dhe humbja e Prishtinës nga LDK-ja do të ndryshoj hartën politike në Kosovë dhe dukshëm ka ndikuar në zvogëlimin e bastioneve në të cilat partitë politike edhe kanë bërë keqpërdorimin e votës në emër të këtyre bastioneve.

Gjithnjë, leximi i zgjedhjeve bëhet bazuar në përllogaritje votash, referime në emra kandidatësh, pjesëmarrje në zgjedhje, rolin e aktorëve të tretë politikë dhe diferencat midis partive kryesore politike.

Kjo është normale përderisa ne njohim specifikat e regjioneve, kandidatëve, partive, vendet ku vota lëkundet dhe ku mund të vidhet, zonat bastion , zonat e pavendosura etj.. Për një sy të huaj rezultati është lexim formal, mirëpo për syrin tonë është diçka që shihet pak me ndryshe.

Andaj harta të tilla të krijuara mbas rrethanave të reja,janë një mesazh sesi politika e tranzicionit ka prodhuar një sistem gjeografik ndarës në votë, në përfaqësim, në përceptim, – diçka që më shumë sesa me politikën ka të bëjë me apolitikën, – përceptimet e gabuara dhe nivelin problematik të kulturës politike që qytetarët e politika kanë për veten e tyre, për politikën dhe për sistemin demokratik.

Zgjedhjet e fundit lokale janë një mësim i madh dhe një udhërrëfyes për liderët e partive politike se nuk munden më të futen pa u përgatitur dhe duke u thirrur në tema të mëdha për Kosovën ti marrin votat e qytetarëve.

Votuesi nuk ka pasur ende shansin të zgjedhë midis dy ose më shumë alternativave të besueshme politike, zgjedhja e tij ka qenë kryesisht zgjedhje,kundër,pra votë kundër një pale dhe për pasojë, votë pro alternativës tjetër më pak të njohur e cila ka garuar pa një program të mirëfilltë ekonomik.

Si e tillë vota qytetarëve ishte votë proteste, e paqëndrueshme, një përzierje midis zhgënjimit dhe emocioneve politike, votë nominale për liderin politikë të secilës Parti dhe gjithnjë e më shumë, – votë pragmatiste me privilegjet që ofron qeverisja e radhës. Nga kjo del teza se nuk janë zgjedhësit ata që formëzojnë sjelljen e partive politike, janë partitë politike që imponojnë sjelljen zgjedhore dhe në çdo rast kanë monopolin e vendimmarrjes politike.

Në zgjedhjet lokale kemi përfaqësim më të madh të partive të vogla politike.

Uji Dea

Ndërkohë që në nivel lokal qytetarët zgjedhin mbi bazë njohjesh mbi individin, rrethin familjar, lidhjet personale e krahinore.

Zgjedhjet lokale kanë shërbyer për balancimin e përfaqësimit në pushtet të gjithë aktorëve politikë, ato parlamentare kanë shërbejnë për të krijuar një sistem konkurrues dhe qeverisës.

Zgjedhjet lokale në tërësi reflektuan vullnetin korrektues të zgjedhësve ndaj qeverisjes qendrore.

Nëse në zgjedhjet e fundit lokale vota ishte votë ndëshkuese atëherë na bien t`i themi edhe Qeverisë së Hashim Thaçit le t`i përgatit valixhet sepse një Qeveri kaq jo popullore dhe e përcjellur ma aq skandale e ka vështirë më t’ua mbush mendjen qytetarëve të Kosovës se do të qeverisë ende me te.

Kandidimi i liderëve Politik për kryeministër vendi është një praktikë e partive politike në Kosovë që lidhet me aspektin social-psikologjik, marrëdhënia që zgjedhësi krijon me liderin politik ose partinë politike.

Në gjuhën e përditshme politike kjo pjesë konsiderohet pjesa militante e partive politike.

Kjo pjesë militante nuk cenohet nga ulje-ngritjet politike, apo rrethanave elektorale, nga programet apo platformat elektorale.

Ajo ka krijuar në mendjen e saj një imazh politik, kryesisht një imazh emocional, dhe i qëndron besnik atij.

Elementi i dytë është elementi shumë përcaktues( që u dëshmua sidomos në zgjedhjet e fundit lokale) dhe njihet si element pragmatist ku këta zgjedhës janë të prirur të zgjedhin mbi baza pragmatiste dmth që ju përshtatet interesave të tyre./rajonipress/