Uji Dea

Liberalizimi i vizave, në duart e lidershipit të Kosovës

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë, konsiderojnë se Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, pas vizitës në Kosovës ishte e qartë në mesazhet dhe kërkesa e saj për udhëheqësit e institucioneve.

Analistët thonë se liderët politikë në vend, si ata në pushtet, ashtu edhe ata të opozitës, duhet të gjejnë një zgjidhje për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se zyrtarja e BE-së ishte e qartë se nëse votohet demarkacioni, BE-ja do të lëvizë shumë shpejt në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Liderëve kosovarë iu mbetet të gjejnë konsensus, në mënyrë që të zhbllokojnë procesin. Çdo zvarritje do ta dëmtojë vendin dhe qytetarët”, vlerëson Mushkolaj.

Mogherini ripërsëriti mesazhin e Brukselit se demarkacioni me Malin e Zi mbetet kusht i pandryshuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se procesi i miratimit të demarkacionit është shndërruar në një betejë të ashpër politike.

“Asnjëra palë nuk ka treguar gatishmërinë që të bëjë diçka përtej vijave të kuqe, që ia kanë imponuar vetvetes”, thekson Muhaxhiri. “Kokëfortësia dhe këmbëngulësia injorante e politikanëve tanë do ta pengojë rrugën e Kosovës drejt BE-së, fillimisht me mos liberalizmin e vizave e pastaj edhe në projektet të tjera”.

Gjatë procedimit të parë të Ligjit për Demarkacion në Kuvendin e Kosovës, partitë në opozitë patën organizuar kundërshtime në Kuvend dhe në rrugë. Ata edhe tash kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin të njëjtat veprime për të parandaluar procesin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi që e konsiderojnë si të dëmshëm për vendin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, thotë se pavarësisht vizitës së zyrtares nga Bashkimi Evropian, qëndrimet e tyre karshi demarkacionit, nuk kanë ndryshuar.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, u ka bërë thirrje partive politike që ta kenë të qartë se kur është fjala për interesat e popullit, siç është liberalizimi i vizave, ato duhet ta tejkalojnë debatin ndërpartiak dhe të gjejnë rrugën përpara. /REL/

Hapja e bizneseve nëpërmjet remitencave
05 Mars 2017 • 13:28 •
Mbi gjysmë miliardë euro në vit llogaritet shuma e të hyrave nga mjetet e diasporës në Kosovë. Ndër vite, këto mjete janë shpenzuar për konsum ditor, derisa një pjesë shumë e vogël e tyre janë të dedikuara për investime.

Mekanizmat përkatës që merren me investimet e diasporës dhe ekspertë të fushës në Kosovë, thonë se këtyre mjeteve duhet ndërruar orientimi dhe duhet të investohen në biznese familjare apo biznese të vogla, ku do të krijoheshin vende të reja të punës.

Hidromorava

Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për investime të diasporës në Ministrinë e Diasporës në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në bashkëpunim me bizneset e diasporës, janë duke u koordinuar që këto remitenca të shndërrohen në biznese.

“Mbetet që diaspora, zyra e rrjeteve të bizneseve të Diasporë shqiptare që vepron në 25 vende të ndryshme të botës dhe zyra në Nju York, bizneset e diasporës që janë të përfshirë në këtë rrjet të shikojnë të gjejnë projekte të ndryshme dhe t’i kanalizojnë këto remitenca në projekte konkrete dhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe hapjen e bizneseve të vogla”, thekson Dedushaj.

Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra.

Paratë e diasporës, thotë eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, janë jetike për ekonominë e Kosovës dhe një ndër faktorët kryesor që ndihmon luftimin e varfërisë në Kosovë.

Sipas tij, tendenca e orientimit të këtyre mjeteve në investime mund të bëhet, por që mund të jetë problematik bashkimi i mjeteve.

“Vëllimi i dërgesave në nivel nacional nuk ka shënuar rënie, mirëpo shuma që ata dërgojnë, është e vogël dhe është goxha problematik bashkimi i tyre për investime. Por, nëse ka ide konkrete biznesi, diaspora në vend se të dërgojë për dy tri vite nga 300 apo 500 euro në muaj te familjarët, do të ishte mirë të marrin një kredi ta dërgojnë te familjaret e tyre dhe të krijojnë biznese të vogla dhe të mesme, që do të gjeneronin vende pune për familjarët e tyre dhe nuk do të kishin më nevojë të dërgonin remitenca”, vlerëson Gashi.

Nga takimet që janë zhvilluar me bizneset nga diaspora dhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilat vazhdimisht të dërgojnë mjete te familjarët e tyre në Kosovë, thuhet të ketë një interesim për orientimin e mjeteve të tyre në investimeve.

Naim Dedushaj nga Ministria e Diasporës thotë se për këtë interesim të bizneseve po punohet që të krijohen kushte më të mira për ta.

“Për vetë faktin që edhe remitencat kanë rënë, shihet se edhe ata po mendojnë se në çfarë forme t’i ‘rehatojnë’ familjet e tyre. Që nga pas lufta, por edhe para luftës, mërgata shqiptare ka dërguar para të vazhdueshme duke ndihmuar edhe shtetin e Kosovës, por sidomos pas luftës kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe në ndërtimin e Kosovës”, sqaron Dedushaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte premtuar lehtësira për diasporën për hapjen dhe fillimin e bizneseve në Kosovë.

Ata kishin thënë se duhet të rritet pjesa e remitencave që dedikohet për investime, në mënyrë që të gjenerohen vende pune dhe zhvillim ekonomik, duke përfshirë sektorin e prodhimtarisë, shërbimeve dhe të bizneseve familjare.(REL)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.