UBT

Liberalizimi i vizave mbetet peng i krimit të organizuar dhe korrupsionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë sebep që Kosova të mbetet enklavë e Evropës për nga liria e lëvizjes. Pa një luftë serioze kundër tyre nuk do të ketë liberalizim vizash, shkruan sot Koha Ditore.

Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian, i ka thënë të hënën gazetës se Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave nuk përmban më vete vetëm kritere strikte teknike dhe se një pjesë e madhe e këtyre kritereve janë të natyrës politike dhe subjekt i interpretimit lidhur me përmbushjen e tyre. Dhe ka pranuar se ka veprime të mbetura për t’u përmbushur, e që ndërlidhen pikërisht me këtë çështje.

“Këtu flasim për veprimet në të cilat duhet punuar edhe më shumë dhe ato në mënyrë ekskluzive lidhen me rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Çollaku.

ARKATANA

Në dy javët e fundit brenda Qeverisë së Kosovës kanë ofruar të dhëna konfrontuese përkitazi me përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe për një mekanizëm që duhet ngritur për t’i përfunduar brenda vitit detyrat e pakryera.

Ministri Çollaku në disa paraqitje publike ka dhënë deklaratën se Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara për liberalizim. Por konstatimet e tij janë hedhur poshtë nga kryeministri Mustafa.

http://koha.net/?id=27&l=78038

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.