HW

Abdixhiku takon Kaja Kallas: Masat ndaj Kosovës dëmtojnë qytetarët, jo vetëm qeverinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u takua sot me Përfaqësuesen e Lartë dhe zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Në një komunikatë për media pas takimit, Abdixhiku bëri të ditur se diskutimi u përqendrua në zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Takimi me znj. Kallas ishte një mundësi e rëndësishme për të përcjellë qëndrimet e LDK-së rreth nevojës për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës. Këto masa nuk po e godasin vetëm qeverinë, por mbi të gjitha, po i dëmtojnë qytetarët tanë”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e një qasjeje të re politike në vend për të përballuar krizën aktuale institucionale, duke prezantuar idenë e LDK-së për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Uji Dea

“Njoftova znj. Kallas për krizën politike që po kalon Kosova dhe i prezantova propozimin tonë për një qeveri gjithëpërfshirëse, si e vetmja zgjidhje funksionale në këtë moment”, theksoi ai.

Në përfundim të deklaratës, Abdixhiku ritheksoi përkushtimin e LDK-së ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se ky proces kërkon vizion të përbashkët, vendimmarrje të guximshme dhe mbështetje konkrete nga Bashkimi Evropian.

Vizita e znj. Kallas në Prishtinë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe institucioneve evropiane, në një kohë kur vendi përballet me sfida të shumta të brendshme dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.