FITORJA

Haliti: Interesi i Kosovës nuk është të shkojë sërish në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar kohën e zgjatjes së formimit të një Qeverie të re, duke theksuar se gjithçka është e mundur, por në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës. Haliti ka theksuar se interesat e Kosovës kërkojnë që të mos shkohet në zgjedhje të tjera, pasi do të ishte e mundimshme

“Gjithçka është e mundshme, tani janë rregullat që i përcakton Kushtetuta e Kosovës, interesi i Kosovës nuk është të shkojë në zgjedhje prapë, është mundim edhe për qytetarët edhe për vendin edhe për situatën që e kemi”, tha Haliti për FrontOnline

Haliti ka shpjeguar se duhen pritur veprimet e partisë që ka fituar më shumë vota, Lëvizjes Vetëvendosje, nëse munden ata të krijojnë Qeverinë, sepse sipas Halitit, ata kanë të drejtën të zgjedhin kryetarin e kuvendit, pastaj duhet të ndërmerren hapa për gjetjen e votave të mjaftueshme për të formuar një Qeveri.

FIDANISHTJA

“Por tani duhet të priten veprimet e partisë që ka fituar më së shumti vota, a mundet ta krijojë qeverinë a jo. Ata e kanë të drejtën të zgjedhin kryetarin e kuvendit, pastaj po besoj që duhet me qenë të angazhuar për mundësinë e gjetjes së votave përkatëse, të cilat duhet ta votojnë kandidatin për kryeministër”, tha Haliti.

Haliti ka thënë se në qoftë se nuk ka mundësi që të krijohet Qeveri e re gjatë mandatit kushtetues, atëherë mund të shkohet në zgjedhje, mirëpo sipas Halitit kjo varet shumë nga bisedat që zhvillohen mes subjekteve politike lidhur me formimin e koalicioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.