UBT

Lëvizja “Vatra” takime të ndryshme e të shumta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Sejdulla Kadriu me bashkëpunëtorët, kishte takim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët u bisedua për kushtet dhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo shoqatë. Pasi u Informua me gjendjen, Kadriu premtoi se me të ardhur në krye të Komunës do të bëjë çmos që këtë kategori të shoqërisë do ta kem në objektiv për të mirë, ngase edhe unë jam pjesë e juaja.

Po ashtu u bisedua edhe për ligjin mbi punësimin e invalidëve, dhe u dakorduam se punësimi i tyre është i ligjshëm, por t`u mos u ndërpritet pensioni që marrin për invaliditetin që kanë, dhe u mundëson invalidëve që të bëjnë jetë më të dinjitetshme, ngase kjo kategori e meriton të jetë më shumë e përfshirë në shoqëri.

Eco Higjiena

Në të njëjtën frymë, u zhvilluan takime me Shoqatën e Taksive nga Presheva dhe Bujanoci, me të cilët u bisedua për zgjidhjen e problemeve me të cilat atakohen për çdo ditë, e sidomos vend parkimin që nuk e kanë ende të zgjidhur. Shumë herë policia I dënojnë për parkim që nuk kanë të caktuar nga Komuna, prandaj kërkojnë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur.

Kryetari Sejdulla Kadriu premtoi se kjo është padrejtësi që mund të eliminohet shumë shpejt dhe pa e dëmtua askënd, edhe pse shumë herë organet përgjegjëse kanë premtuar se do ta zgjidhin thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/