Fundamenti

Letra për Bacin e shpisë tonë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

1.Sa kisha dashtë, me shkundë për pak kohë atë Dhe
e me u shfaq si Konstantini

Bac
Do trima t’rremë
po me hi nëpër bira mini
e me kajtë veten qi kanë le
Po
kofsh i qetë
n’atë botë që s’ e shohim
Neve na dogj kosi
prej zjarmit t’ guhës
buzët na i mloi shkrumi
Veç hijen me ta pas pa
shumëkushi qi po blunë n’ erë
n’tjetër punë kish ra

Bac
t’ kishe mujt me ardh
vej pak…

2.
Bac
ty atje s’ po ta prishë ma
kurkush
A k’nej
sa fjala del prej dhambve
kapërcen nëpër bira t’ veshëve
mos vet
Na m’lunë me golla
besa edhe me autogolla
Rrjeta me çelës s’po kemi
vetëm lavde lavde lavde
Gjyksat poshtë na shkuen
prej t’rameve
vej sa nuk janë thy

Bac
ti rahat je
atje

3.
Disa qi u byrytshin
n’ shpinë tane
tash s’ po bajnë za
si at’herë kur i përzune
Ulën kryet
me bishtin nër kamë
ja mathën prej kah erdhën
sa me pushu ti pak
prej poterës
bac

Mobi Casa

4.
Ka i herë po them,
i lumi Baci për veti
që pushon i qetë ner dhe
e nuk i sheh k’ta kukubacat
si shprallisen
si zvoglohen
e s’ mbesin as nji kicërr
Se leje ma
n’ krye të tyne
me ba be

5.
Tuj shkru për trimat e masluftës
kalemit ju shterr ngjyra
Edhe kompjuteri
i tani i mlu prej virusave
tuj provu me ndreq diqysh
nji fotografi me ty
Ama e ngjitmja
edhe prej ballanit po shihet
bac
Krejt koha na shkoi
tu kshyr me rrejt veten
Po shpia me nji oxhak
na ka qillu
e s’ po ka qysh
njiqind e kusur me i ba t’ parë
Sa njeri ish kanë me ty
e s’e kishe pa
hasmi yt n’ danub
Pej tute kish pas me ra
Çili sytë vej pak
mos ndoshta p’i njeh
Me bërllog biografish
na i mbushën vitrinat
S’ na hyjnë n’ punë
as për pleh

6.
Po m’ doket
s’ po t’ le me pushu
ajo lemzë
tuj t’ përmen’
na
o Bac
Sa njeri po t’ do per s’ dekmi
ma mire rri ku je
mos u kthe

7.
Bac
shumë kisha dashtë
k’to fjalë me t’i thanë sy me sy
veç unë p’shtova pa t’ rrejtë
se nuk nejta hiç me ty

(5 mars,2013)
Sabit Rrustemi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.