GRANDEMALL

Letra është shkruar nga dora e Dino Asanajt

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Letra e gjetur në zyrën e Dino Asanajt rezulton të jetë shkruar nga dora e tij. Ekspertiza grafologjike ka treguar se shkrimi prej tre rreshtash, ku thuhej se po e “çonte drejtësinë në vend” pas akuzave publike për korrupsion që kishin bërë biznesmenët Remzi Ejupi e Abdurrahman Konjufca është shkrimi i Dino Asanajt.

Ekspertiza e gjurmëve ndërkaq ka treguar se letra nuk është prekur nga dorë njeriu pos nga ajo e të ndjerit Asanaj.
Burime brenda procesit hetimor i kanë thënë gazetës “Koha Ditore” se deri tash janë kryer të gjitha hetimet. Burimi ka thënë se nuk ka dilemë që Asanaj i ka dhënë fund jetës mesditën e 15 qershorit të këtij viti, po nuk është gjetur arsyeja se çfarë e shtynte të bënte një veprim të tillë.

“Të gjitha ekspertizat janë kryer. Ekspertiza grafologjike ka treguar se shkrimi është i tij, gjurmët janë të tij. Po ashtu nuk është gjetur asnjë mesazh telefonik apo në kompjuter se është kërcënuar apo shantazhuar nga dikush që mund të kuptohej si shtytje për vetëvrasje”, ka thënë burimi në kushte anonimiteti për gazetën “Koha Ditore”.

GRANDEMALL

Shoferi i Dino Asanajt ndërkaq ka dhënë detaje që nuk i kishte treguar herën e parë kur ishte i intervistuar. Në intervistën e dytë që i ka dhënë policisë ka treguar se Asanajn e kishte gjetur gjallë.
“Kur kam hy në zyrë e kam pa që është gjallë dhe jam afru me i dhanë ndihmë. Më ka thanë largohu mos më jep ndihmë se po du me vdek”, ka cituar një hetues shoferin e Asanajt.

Pas autopsisë së kryer në trupin e Asanajt dhe konstatimet se kishte vrarë veten, ani se numri i therjeve ishte i madhë, hetimi qe fokusuar në shkaqet e vetëvrasjes. Por deri tash nuk është gjetur ndonjë gjurmë që do të mund ta bënte dikë përgjegjës penalisht për vetëvrasjen e Asanajt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.