Shtetasi i Serbisë kaloi ilegalisht kufirin, ndalohet nga policia patrulluese e Kosovës

Kamenicë – Në fshatin Rogoqicë, të Kamenicës policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve ilegale me veturën tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/