Lenjani për teste mjekësore te klubi francez

Mesfushori kosovar i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani është pranë kalimit në Francë nga St Gallen i Zvicrës ku gjendet aktualisht.
Klubi i tij i radhës pritet të jetë Stade Rennais që është pjesë e kategorisë superiore në Francë, raporton KTV.
Mësohet se ai ka shkuar sot për vizitë mjekësore në Francë para kalimit atje.