FIDANISHTJA

Lenjani: Institucionet e reja nuk duhet ta harrojnë Karaqevën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se formimi i institucioneve të Kosovës ngjallë shpresat që problemi i Karaqevës do të marrë një epilog pozitiv në bisedimet e mëvonshme me Serbinë. Shkojë edhe viti 2014 dhe ende asnjë përparim nuk është arritur rreth kontestit kufitar thotë Lenjani.

Banorët e Karaqevës së Epërme po presin me padurim krijimin e institucioneve duke e parë këtë si një mundësi dhe zgjidhje sa më të shpejt të caktimit të vijës kufitare e cila tash e sa vite po i mbanë peng banorët e brezit kufitarë, raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se zvarritja e krijimit të institucioneve kosovare e ka penguar shumë edhe progresin dhe zgjidhjen e pritur nga ana e banorëve të kontestit kufitarë në mes Kosovës dhe Serbisë. “Formimi i institucioneve të Kosovës ngjallë shpresat që problemi i Karaqevës do të marrë një epilog pozitiv në bisedimet e mëvonshme me Serbinë. Shkojë edhe viti 2014 dhe ende asnjë përparim nuk është arritur rreth kontestit kufitar” thotë Lenjani.

ARKATANA

Lenjani thotë se fatkeqësisht asnjëra qeveri apo garniturë parlamentare nuk është marrë me problemin e Karaqevës. “Jemi ankuar me qindra herë në Parlament, në Qeveri, Presidencë, polici e KFOR, por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje të merituar. Vërtet jemi të zhgënjyer që asnjë zyrtar i lartë kosovar nuk doli për ta parë nga afër hallin që kanë banorët e Karaqevës”.

Lenjani mendon se në bisedimet e ardhshme që pritet të zhvillohen në nivel të lartë mes Kosovës e Serbisë patjetër që duhet të trajtohet vija kufitare e sidomos lëvizja e lirë dhe e papenguar e banorëve kufitarë. “Kemi jetuar me ankth dhe nën tytat e automatikëve dhe të uniformave serbe dhe çdo ditë jemi ballafaquar me dilemën nëse ia vlen të rrezikojmë fëmijët e familjet tona. Por vendosmëria jonë ishte tepër e fuqishme dhe qëndruam stoikisht, por mos harroni se jemi lodhur” shprehet me nostalgji Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.