ARKATANA

Lëngu i rrushit ul tensionin e gjakut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sipas një studimi të realizuar kohë më parë, përdorimi i përditshëm i lëngut të rrushit mund të ndikojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 80 meshkujt, të moshës nga 45-70 vjet. Gjysma e tyre kanë pirë rreth 330 mililitër lëng rrushi çdo ditë për 12 javë, derisa të tjerët kanë marrë placebo (lëndë pa efekt).

Në fund të hulumtimit, te meshkujt që kanë pirë lëng të rrushit ka ardhur deri te rënia e vlerave të shtypjes sistolike nga142,7 mm Hg në 137,0, dhe diastolike nga 87,9 në 82,1 mm Hg.

Hidromorava

Te meshkujt që kanë përdorë placebo, nuk janë vërejtur ndryshime.

Mendohet se çdo rënie e nivelit të shtypjes sistolike për pesë njësi, ul shkallën e vdekjes nga sulmi në zemër për 14 për qind, dhe për 9 për qind nga sëmundjet tjera të zemrës.

Edhe studime të tjera kanë treguar se lëngu i rrushit mund të ulë dendësinë e gjakut dhe ngadalësojë oksidimin e kolesterolit LDL. /Mjeku.Net/